“Në Paris Shqipëria i tregoi botës modelin e saj të suksesshëm ekonomik”

Këshilltarja e Kryeministrit, Suzana Guxholli
Këshilltarja e Kryeministrit për Ekonominë, Suzana Guxholli flet pas seminarit “Bota 2012, Risi, Rritje, Ndryshim”, cili u zhvillua në Francë, ku merrte pjesë edhe kryeministri Berisha.
Ajo tha se “Shqipëria u përfaqësua në Francë për të dhënë mendimin ekonomik dhe për t’i treguar botës modelin e saj të suksesshëm”. Sipas saj, reformat e mbajtën ekonominë shqiptare të paprekur nga kriza dhe duke e renditur atë ndër ekonomitë më të zhvilluara, sepse ajo bazohet në liri, por Shqipëria duhet të bëjë kujdes të mos tejkalojë borxhin publik.
Për sa i përket investimeve në Shqipëri nga Donald Trump, Guxholli tha se interes të jashtëzakonshëm përbën hapësira bregdetare përgjatë Adriatikut dhe Jonit.
“Është një grup në SHBA që ka lidhje me Donald Trump, i cili ka projekte konkrete turistike në Shqipëri dhe kryesisht në Gjirin e Lalzit”, tha ajo.