E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertët: Lireta dhe dhrahmi, jo efekte negative

10-01-2012 / Gazeta 55

Shqipëria s’preket nga kriza ekonomike edhe me rikthimin e monedhave kombëtare në Itali dhe Greqi

Ekonomia e trazuar e vendeve në Eurozonë po përforcon edhe më shumë idenë e rikthimit të monedhave ndërkombëtare në vendet problematike, si Italia dhe Greqia. Por, edhe nëse këto vende rikthejnë në qarkullim financiar monedhat kombëtare, Shqipëria, e cila zhvillon tregtinë e jashtme me to, nuk është aspak e rrezikuar. Ekspertët e financave janë shprehur se në një rast të mundshëm, importi në monedhat respektive, liretë dhe dhrahmi nuk do të ishte aspak negative për bilancet tregtare. Përkundrazi, ndryshe nga euro këto monedha janë më fleksibile, duke qenë se Banka Qendrore Europiane e vlerëson më shumë monedhën kombëtare.
Në këtë mënyrë, tregtarët nuk duhet të krijojnë panik nëse dy partnerët tanë kryesorë rikthejnë monedhat e tyre kombëtare. Megjithatë, është një skenar gati i parealizueshëm, dalja nga Eurozonë, të paktën e Italisë, pasi po bëhet gjithçka për të shpëtuar këtë ekonomi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›