Në Pekin, Shqipëria shpreson pjesëmarrjen edhe në kanotazh
Dje në Milano ka filluar Memoriali Paolo d‘Aloja 2008, gara e kanotazhit ndërkombëtar, ku merr pjesë edhe Shqipëria. Në liqenin e Piedilukos është hapur sezoni, i cili do të arrijë pikën kulmore në muajin gusht, me Lojërat Olimpike "Pekin 2008". Në këtë aktivitet, ku garohet në kategorinë seniorë, pesha të lehta dhe xhuniors, janë regjistruar 20 vende, për një total prej 177 varkash dhe afro 400 sportistë. Vendi ynë përfaqësohet nga 2 ekuipazhe, një skuadër seniorë dhe një ekuipazh që do të garojë në kategorinë e të rinjve (xhunjors). Gjashtë kombëtaret e tjera në këtë aktivitet janë: Italia, Lituania, Norvegjia, Portugalia, Tunizia dhe Uzbekistani. Kombëtarja më e përfaqësuar është ajo e Italisë (kampione në 21 edicionet e mëparshme), e cila prezantohet me 56 ekuipazhe, ku 5 prej tyre e kanë fituar të drejtën për të garuar në "Pekin 2008".