E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romina e quan Olsin injorant gjuhësor

Ina, e rënë në trishtim, gjatë natës është shndërruar në tejet energjike. Ndodhet në dhomë me Najadën dhe Rominën. Ina ndihet shumë pranë Najadës, por edhe Rominës, të cilën e ka nominuar vazhdimisht. Mërzia e ditëve të fundit e ka bërë atë që të ndihet më pranë vajzave, pavarësisht konflikteve që kanë pasur gjatë kësaj bashkëjetese. Ato flasin për ditët që kanë kaluar brenda shtëpisë së "Big Brother" dhe ndryshimin e Polit që kur ka ardhur Ilda.
Ina këmbëngul që Ilda është një person që kërkon territor brenda shtëpisë, duke u afruar me Polin.
Vjen Titi dhe Najada e pyet se cili do të dalë këtë të shtunë, dhe, për çudi, Astriti i përgjigjet se mund të jetë ai që do të dalë.
Najada e urren të jetë në dyshen e fundit që merr njoftimin për daljen nga shtëpia. Ajo thotë se të jesh në atë dyshe është gjëja më e tmerrshme, duke pritur sentencën. I thotë Inës se "nëse do të dal mirë, le të jem në dyshen e fundit, po nëse nuk do të dal, nuk dua të gjendem më në atë pozicion.
Romina me Olsin zihen sërish. Romina në vija të përgjithshme i thotë Olsit se është injorant gjuhësor, kurse ai ia kthen me epitete mbi personalitetin e saj lidhur me shprehjet mashkullore që ajo përdor. Olsi i thotë se ashtu si flet Romina, votuesit duhet ta kishin nxjerrë me kohë nga shtëpia, pasi shumë shpesh ajo përdor shprehje vulgare që i përdorin meshkujt. Olsi shprehet se shpreson të dalë Romi këtë javë, që ata të bien rehat.
Çimi me Olsin kanë një konflikt të vogël, por që nxjerr fjalë serioze. Romina e ngacmon Çimin në lidhje me këtë, dhe Çimi nuk përton të thotë fjalë të pakëndshme për Olsin.
Romina përsërit fjalët e Olës, lidhur me Julindën. Ajo tani mendon që truri i grupit të heshtur është Julinda dhe ajo i manipulon të tjerët për të dalë në finale. Kjo bisedë bëhet me Najadën, por ajo ka gjëra për të thënë lidhur me Inën dhe ndryshimin e saj nga mëngjesi në darkë. Nada thotë se Ina dje ka qarë të gjithë paraditen dhe vetëm me një përqafim të Polit, në darkë, fitoi sërish vetëbesim, sepse e dinte se ku e kishte vendin në lidhje me Polin. Najadës nuk i pëlqejnë aspak këto sjellje, që tregojnë çrregullsi në karakterin e Inës. Nada thotë për Inën se ajo nuk e di se çfarë do dhe as se çfarë është krenaria dhe ndjenja e vërtetë.
Romina flet për Olsin me Nadën. Romi i thotë se kur i ka thënë Olsi se duhet të kishte dalë ajo në vend të Junës, ajo i kishte vënë një pikëpyetje të madhe si person atij dhe për këtë ajo i mban shumë mëri.
Romi thotë se Olsi po bën një lojë të pisët me Besën që kërkon ta ndryshojë, por nuk do ta ketë të gjatë për shkak të intrigave.
Arbri mendon se trilli i seksit është që ta bësh në një vend ku mund të të kapë njeri. Grupi: Nada, Ola, Arbri, Besa, Ilda, Poli janë duke folur për seksin. Ata janë të mendimit se duhet të njohësh trupin tënd dhe t‘i plotësosh atij nevojat për t‘u prekur.
Julinda është e bindur se do të dalë Romina këtë javë. Çimi, Nada, Olsi dhe Astriti bëjnë llogaritë për numrin e banorëve që do të mbeten javën e fundit. Olsi shprehet se ai mund të rrijë brenda shtëpisë edhe për një vit. Nada e pyet me shaka nëse e ka fjalën që do rrinte një vit po të ishte edhe Najada me të, dhe ai i përgjigjet: "Ikën ti, fusin një tjetër, vetëm pa gjë mos të na lënë". Pas kësaj Nada gjen rast ta shajë Olsin.
Olsi, kur qëndron vetëm me Najadën, flet për Rominën, që e gjeti më parë ulur në krevatin e Nadës, duke biseduar. Olsi i thotë se "jeta e saj është thashethem pallatesh". Ata të dy duan qetësi dhe i kërkojnë Titit të mbyllë derën, sepse nga dhoma tjetër dëgjohen shumë zërat e banorëve duke folur për seksin.

Të gjithë po bëjnë punët e shtëpisë. Por, jo gjithçka shkon fjollë. Zëri i lartë i Ildës e bën Olsin, Titin dhe Inën të acarohen dhe të shprehen negativisht për Ildën. Ata thonë se Ilda po bën si heroinë, meqë ka marrë fshesën në dorë. Ilda nga ana tjetër, i bërtet të tjerëve, sepse i ndërhyjnë në punët që po bën.
Ina me Polin kanë një argument, për mënyrën sesi e ka zgjuar Poli Inën. Gjysmë me të tallur, gjysmë me seriozitet, Ina i thotë se ata të dy do t‘i ndërpresin marrëdhëniet nëse ai vazhdon të sillet ashtu.
Julinda me Besartën ngacmojnë Arbrin, ndërsa janë duke pastruar kuzhinën. Ato i thonë se ai nuk ///////////i ka marrë më te krevati i tij dhe ato nuk shkojnë më edhe sikur t‘i thërrasë. Arbri thotë se Besa në krevat e ka mendjen të bëjë "hajgare".
Ina me Ildën kanë një debat për rrëmujën e krijuar nga rrobat. Ilda i thotë Inës se ajo duhet që t‘i vërë me rregull rrobat e veta në dollap, që të mos t‘i vërë në dollapin e gabuar ose në tokë. Ina i thotë se ajo e ka gabim dhe acarohet me të.
Ndërkohë Poli me Astritin janë duke rregulluar krevatin e Besës që është prishur. Ata nuk reagojnë fare ndaj fjalëve që shkëmbejnë dy vajzat ose fjalët që Ina lëshon pasi ikën Ilda nga dhoma. Ina vazhdon me një sërë epitetesh për Ildën, që duket sikur mezi priste rastin t‘i thoshte.

Ilda thotë me zë të lartë se aty brenda punët bëhen për t‘u parë në kamera. Ajo e ka inatin me Inën dhe thotë se rrobat e lara e të palara merren dhe futen të gjitha në dollap. Olsi, që është në banjë me të duke larë çimenton, i thotë se duhet ta ulë pak zërin. Ilda i thotë se e di që po flet me zë të lartë, por është e acaruar. Ilda i thotë se në këtë pikë nuk dyshon se do t‘i pështyjnë edhe në pjatë. Najada, që gjendet aty duke bërë makijazh fytyrës, qesh me të madhe. Olsi i thotë Ildës që ajo të mos bjerë në nivelin e Inës, që ka jastëkun gjithë lyrë. Olsi i tregon Ildës se Ina ka hedhur një leckë shumë të pisët mbi jastëkun e Ildës, duke bërë gjasme sikur se kishte mendjen. Ai i thotë që të mos t‘i thotë njeriu që ia tha Olsi. Ilda tmerrohet.
Arbri me Julin gjenden në kuzhinë dhe po flasin për të tjerët që zihen. Por Julinda e ka muhabetin diku tjetër, që Arbri ka fjetur dje me Rominën në vend të saj. Arbri i thotë se çfarë ka më shumë ajo se Romina, por ajo i thotë se po rezervohet të shprehë mendimin e saj. Vjen Romina dhe bën një batute për Arbrin, që sipas saj, ai nuk ishte gjë në krevat. Julinda kënaqet. Arbri vjen vërdallë dhe bën batuta.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›