Peshëngritja, "gjah" medaljeve evropiane
Një vit pas skandalit të dopingut, peshëngritja shqiptare rikthehet në arenën ndërkombëtare për të vënë në vend reputacionin e saj. Në kampionatin evropian të Lenianos, që do të startojë sot dhe do të zgjasë deri më 20 prill, kuqezinjtë do të kërkojnë të konfirmohen në aktivitetin më të rëndësishëm kontinental. Përveç kësaj, aktiviteti që zhvillohet në Itali vlen edhe për t‘u kualifikuar në Lojërat Olimpike, "Pekin 2008", ku shtanga kuqezi pretendon të përfaqësohet me të paktën dy peshëngritës.
Pak orë përpara se sportistët të ngjiten në pedanë, vendi ynë përfaqësohet me 15 peshëngritës (8 meshkuj dhe 7 femra), presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Esat Ademi, ka folur për rëndësinë e dyfishtë që ka gara përtej Adriatikut. "Kampionati Evropian i Peshëngritjes që zhvillohet në Itali ka rëndësi të dyfishtë, tha ai për "albania-sport". E para, ka të bëjë me nivelin e lartë të aktivitetit në rang kontinental për të rritur, ku Shqipëria ka synimet e saj për t‘u radhitur ndër ekipet më të mira të Evropës, dhe e dyta është fakti se nga rezultatet e tyre varet edhe pjesëmarrja me sportistë me normë të kualifikuar në Lojërat Olimpike "Pekin 2008". Ky është një motiv më shumë për rezultate të mira". Dy federata që do të renditen të parat do të kualifikojnë dy peshëngritës për në evenimentin që do të organizohet në Kinë, ndërsa ato që do të pozicionohen nga vendi i tretë deri në të pestin vetëm nga një sportist. "Besoj se do të kualifikohemi për të rritur me dy peshëngritës, një për meshkuj dhe një për femra. Federata jonë shpreson se të gjithë do të luftojnë për zonën e medaljeve, por besojmë se Erkand Qerimaj për meshkuj dhe Romela Begaj për femra nuk do të na zhgënjejnë", vazhdoi më tej Ademi. Kreu i FSHP-së u frenua disi edhe te çështja e substancave të ndaluara, të cilët tronditën jo pak sportin më rezultativ në Shqipëri për nga arritjet. "Në këtë Evropian në garë me ne është edhe Turqia, që nuk është kualifikuar nga aktivitetet e mëparshme, pasi ka pasur të njëjtin problem si Shqipëria, me çështjen e dopingut, theksoi ai. Gjithsesi, siguroj se Shqipëria nuk duhet të shkojë në Leniano për të marrë medalje, që pas disa ditësh t‘i kthejë mbrapsht me turp. Me keqardhje them se nuk duam një tjetër rast ‘Kasaj‘". Në fund ai sqaroi edhe luftën e gjerë që po i bëhet këtij fenomeni negativ në sport: "Në vendin tonë janë bërë 68 kontrolle antidoping mbas rezultimit pozitiv të Fetie Kasajt, si përdoruese e substancave të ndaluara. Ne do të bashkëpunojmë edhe me Federatën Botërore të Peshëngritjes për të realizuar edhe kontrolle të tjera për të vendosur një barrierë të fuqishme këtij fenomeni, të cilin me keqardhje duhet ta pranojmë se ekziston edhe në federata të tjera në Shqipëri. Ky është një fenomen që ka qenë i pranishëm si në atletikë, në qitje, në futboll. Të gjithë drejtuesit e sportit në Shqipëri duhet t‘i thonë ndal këtij fenomeni, për të nxjerrë një mësim nga pësimi".