Miratohet marrëveshja për lehtësira në kreditë e biznesit
17/06/2005 Përfitojnë tregtarët e mesëm, të vegjël dhe bujqit
Këshilli i Ministrave ka miratuar një marrëveshje për krijimin e lehtësirave për dhënien e huave ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla në zonat rurale dhe urbane të vendit. "Me këtë vendim, qeveria synon të promovojë dhe të japë impulse zhvillimi sektorëve të ekonomisë në vend", thuhet në deklaratën e qeverisë. Vendimi për “Marrëveshjen e Huasë dhe të Financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Kreditanstalt Fur Vienbau (KfV), Frankfurt AM Main, dhe Fondacionit “FEFAD”, për projektin “Promovimi i SME-ve” kap shumën e huasë prej 2.6 milionë euro dhe një kontribut financiar prej 210000 euro. Ndërkohë pritet që interesat e këtyre huave do të jenë më të ulëta se atyre të bankave. Në këtë mënyrë, nëpërmjet kësaj marrëveshjeje do të stimulohet zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat do të mund të aplikojnë kërkesat për të marrë huatë për të zhvilluar biznesin e tyre. Sipas vendimi të Këshillit të Ministrave, realizimi i kësaj do të aplikohet në ato mikrondërmarrje të vogla dhe të mesme, të cilat kanë më shumë se 50 punëtorë. Ndërkohë që huatë do të jepen për të gjithë sektorët ruralë dhe urbanë të këtyre ndërmarrjeve. Dhënia e huave do të përfshijë dhe kompanitë bujqësore, të cilat do të stimulohen në këtë mënyrë për të zhvilluar një nga sektorët kryesor të vendit. Nga marrëveshja e dhënies së huasë do të përfitojnë dhe sektori i financimeve lokale, ku bashkitë dhe komunat do të mund të zhvillojën projektet të përmirësimit të infrsatrukturasë, ujësjellësave, arsimit etj.