Në Tiranë plas konflikti sa herë që Kosova ka probleme
Ku janë interesat e Shqipërise dhe popullit shqiptar, për të cilat përgjërohen gjelat e politikës shqiptare? Përse sërish në konflikt politika e Tiranës, pikërisht në këto momente kur Beogradi po përdor terrorin politiko- diplomatik dhe fizik kundër Kosovës dhe sovranitetit të saj?
Plani gjashtëpikësh i Ban Ki Munit, i përkrahur nga Evropa e Bashkuar, nuk është gjë tjetër veçse një fotokopje e keqee planit strategjik të "sovranitetit të kufizuar" të Leonida Brezhnjevit ndaj Evropës Lindore dikur.
Mjerë Shqipëria në çfarë duarsh ka rënë! Konsensus e jo kacafytje, solidaritet e jo karshillëk, humanizëm e jo kanibalizëm! Shqipëria e Kosova, mbi gjithçka!