E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një rast kur vlera e uniformës së shtetit bie nën zero

Barsaleta me policë di kushdo, por kjo që kam vendosur të tregoj është një ngjarje reale. Ka të bëjë me pragndeshjen me Skënderbeun, kur angazhimi i forcave të policisë në qytetin tim është maksimmal (ndoshta më tepër nga sa duhet).

Polici në fjalë e kryen shërbimin duke qëndruar ulur tek stolat e lulishtes. Sigurisht që detyra e tij është të patrullojë dhe kontrollojë zonën, por ai është i bindur se patrullimi bëhet edhe duke qëndruar ulur në stol.

Në një çast, unë i kërkova leje për t’u ulur në stol (kishte edhe njerëz të tjerë në stola), ndërsa ai me arrogancën që kanë injorantët më shtyu me forcë, a thua isha ndonjë kriminel. Ndoshta arroganca e tij lindi pikërisht pse i fola me edukatë dhe i kërkova leje. I kërkoj shpjegim për atë veprim, ndërsa ai më mbërtheu për krahu dhe më tha se do të më çojë në komisariat (!).

Më vonë mësova që ai ishte një pijanec i thekur dhe kishte qenë shpeshherë protagonist në zënka banale. Hajde polic i shtetit, hajde.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›