Irani synon t’i shmanget përgjegjësisë
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, theksoi se pret se Irani do të përpiqet t’i shmanget trysnisë, përderisa Këshilli i Sigurimit i OKB-së, po bëhet gati që shumë shpejt të votoj për sanksionet e reja kundër Iranit, për shkak të programit bërthamor të Iranit.
Sekretarja Clinton tha se udhëheqësit e Iranit në mënyrë të “vazhdueshme janë përpjekur t’i shmangen përgjegjësisë”.
SHBA-ja po ushtron trysni sanksione të reja të Kombeve të Bashkuara, duke thënë se mosrespektimi i obligimeve ndërkombëtare nga ana e Iranit dëshmon se Teherani po synon prodhimin e armëve bërthamore.
Irani ka mohuar në vazhdimësi këto akuza, duke theksuar se programi i vet bërthamor është paqësor dhe synon prodhimin e energjisë.