Rusët rrahin studentët shqiptarë se flasin gjuhën amtare
13/04/2005 Tre studentë shqiptarë janë rrahur nga një grup të rinjsh rusë në Voronezh, qytet në qendër të Rusisë. Sipas dekanit të Fakultetit të Arkeologjisë, ku tre studentët shqiptarë studiojnë, një prej studentëve është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Dekani Vladimir Sherbakov u shpreh për Itar-Tassin se, i riu 22-vjeçar ka plagë të rënda në kokë, për shkak të goditjeve të forta. Ai tha se shqiptarët u sulmuan nga një grup të rinjsh ekstremistë në varrezat e qytetit, pasi i dëgjuan të flisnin shqip. Prokurori i përgjithshëm ka hapur një hetim për çështjen. 12 studentë shqiptarë studiojnë në Fakultetin e Arkitekturës dhe Ndërtimit në universitetitn e Voronezhit në Rusi, pas një marrëveshjeje mes qeverisë shqiptare dhe asaj ruse. Grupi i të rinjve ekstremistë të qytetit kanë vrarë një student nga Angola vitin e kaluar, ndërsa kanë sulmuar me thika shumë studentë të tjerë afrikanë.