E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vargas respekton kontratën

Nga Express më 11 prill 2011 në ora 17:29

Mesfushori i majtë i Fiorentinës, Juan Manuel Vargas ka bërë të ditur se synon të respektojë kontratën e tij me klubin toskan.

Reprezentuesi peruan spekulohet se kërkohet nga disa nga klubet më të mëdha evropiane, përfshirë Milanin dhe Barcelonën, por 27 vjeçari ka thënë se dëshiron të mbetet në Firencë.

“Spekulimet nuk më interesojnë. Kam kontratë me Fiorentinën dhe dua ta respektoj atë”, tha Vargas për Tuttomercatoweb. Vargas ka kontratë me Fiorentinën deri në qershor 2013.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›