E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Në bashkëpunim me Malin e Zi, në shtator nis puna për thellimin e lumit të Bunës”

Kryeministri Berisha inspekton edhe fshatin Kuç Kryeministri Sali Berisha, pas takimit në prefekturën e Shkodrës, me Shtabin e Emergjencave, Komitetin Ndërministror të Emergjencës, inspektoi fshatin Kuç, vetëm pak kilometra larg Shkodrës. Në këtë fshat, kryeministri Berisha vizitoi edhe një familje, e cila kishte pësuar dëme të konsiderueshme nga përmbytjet e ditëve të fundit. Gjatë bisedës me familjarët, Berisha i garantoi ato se qeveria do t’i mbështesë maksimalisht të gjithë banorët e dëmtuar, deri në stabilizimin e plotë të situatës.Gjatë kësaj vizite, ku kryeministri Berisha u takua edhe me pushtetarët lokalë, u shpreh se në shtator do të fillojë edhe projekti për thellimin e shtratit të lumit Buna. “Në shtator, kam rënë dakord me Kryeministrin e Malit të Zi të nisim bashkërisht punën për thellimin e Bunës, pra, ta bëjmë të lundrueshme dhe kjo e rrit shumë kapacitetin tërheqës të saj. Kësaj here u bashkuan shumë gjëra, fryrja e detit, fryrja e liqenit, por ne do t’i kapim problemet një nga një”, u shpreh kryeministri Berisha. Kryeministri Berisha përgëzoi gjithashtu banorët për kurajën dhe forcën e treguar në përballimin e situatës së vështirë, të krijuar nga vërshimi i ujërave. “Solidaritetit është shumë i madh në këtë situatë të krijuar, pasi aktualisht ka një solidaritet të madh nga të gjitha komunat dhe bashkitë e vendit. Por nuk kanë munguar edhe ndihmat nga vendet mike”, bëri me dije Kryeministri Berisha, duke përmendur ndihmat që kanë ardhur nga Italia, Greqia, Sllovenia, Austria, Maqedonia, Franca, Moldova, Kosova, Mali i Zi, etj....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›