Vijojnë operacionet për shpërndarjen e ndihmave si edhe për evakuimin e banorëve
Gjatë gjithë ditës së djeshme strukturat e angazhuara për zbatimin e detyrave të caktuara nga Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile, në zonat e prekura nga përmbytjet në Qarkun e Shkodrës kanë vijuar operacionet për shpërndarjen e ushqimeve e ndihmave si dhe operacionet për evakuimin e banorëve dhe bagëtive dhe për përforcimin e argjinaturave. Nga BrMR ka vazhduar furnizimi i fshatit Obot me ujë dhe bukë, Dajçi me ushqim. U transportua ujë nga Gjadri për në komunën Guri i Zi si dhe bazë ushqimore për kafshët. Në Pentar janë shpërndarë 10 ton miell për popullatën.Në komunën Bushat u shpërnda miell dhe u evakuuan 9 banorë.Brigada AjroreHelikopterët BO-105 kanë fluturuar për rikornicion, transport ndihmash 25 ton drejt zonave të përmbytura dhe janë kthyer në Farkë.Helikopterët CH-47 kanë kryer gjithsej 6 misione duke shpërndarë ndihma 16.5 ton ushqime dhe 16,1 ton ujë në rajonin Velipojë- Dajç- Guri i ZI.Komanda Mbështetëse17 makina të tipit IVECO transportojnë ujë të pijshëm në komunën DajçNë Melgushe vazhdon transportimi i ushqimit dhe i ujit të pijshëm dhe evakuimi i banorëve. Në këtë komunë veprojnë rreth 14 mjete transporti dhe shoqërimi.Vazhdon transporti i çadrave për strehimin e banorëve në Dajç. Po ngarkohet ushqim nga Baza Rezerve e Gjadrit për në Shkodër.Në Torovicë po punohet duke transportuar çakull për në argjinaturën që po ngrihet. Ndërkaq, Policia ushtarake me mjetet e veta po ndihmon në qytetin e Shkodrës për shpërndarjen e ushqimit dhe të ndihmave. Forcat e Maqedonisë dhe 16 forca greke vazhdojnë punën për evakuimin e banorëve nga mali i Jushit për në Bushat.Ndihma për situatën e emergjencësAgjencitë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara me seli në Tiranë, në bazë të marrëveshjes me Ministrinë e Brendshme, do të japin një kontribut financiar prej 240 mijë dollarësh në ndihmë të familjeve, shtëpitë e të cilëve janë përmbytura. Marrëveshja u firmos nga zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni dhe Koordinatorja e OKB në Tiranë, dhe përfaqësuesja e PNUD, Gulden Cosslett. Mbrëmë në orën 19.00 në aeroportin e Rinasit mbërritën ndihmat në mjete teknike e pajisje nga Franca dhe Austria....