E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE-ja i cilëson zgjedhjet në Gjeorgji të pabarabarta



Vëzhguesit ndërkombëtarë janë shprehur se zgjedhjet parlamentare në Gjeorgji ishin “të pabarabarta dhe jo komplete”, me gjithë progresin e shënuar krahasuar me zgjedhjet presidenciale në janar. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se është shënuar progres krahasuar me votimet për president. ”Presim rezultatet dhe po shqyrtojmë mundësitë që të punojmë me qeverinë e re, posa ajo të formohet”,- tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Tom Kejsi.

Bullgaria, rrogat e nëpunësve më të ulëtat në BE

Instituti Kombëtar për Statistikë në Sofje sipas një studimi të kohëve të fundit ka konfirmuar se vendi që ka rrogat më të ulëta në Bashkimin Europian është Bullgaria dhe rroga mesatare në këtë vend arrin 250 euro në muaj. Ndërkohë, Rumania radhitet në vend të dytë që për një të treten e ka rrogën më të lartë se Bullgaria. Mesatarja e rrogës në Rumani arrin mesatarisht vlerën 330 euro. Këto dy vende kanë hyrë në BE më 1 janar 2007 dhe zhvillimi i tyre është shumë i ulët.

SHBA, Senati miraton 165 miliardë dollarë për luftën

Senati amerikan ka miratuar ligjin mbi financimin e operacioneve ushtarake në Irak dhe Afganistan me vlerë prej 165 miliardë dollarësh, edhe pse presidenti Xhorxh Bush ka kërcënuar se do të verë veto për këtë veprim sepse kjo shumë është më e lartë se ajo që ka rekomanduar administrata. Ligji është miratuar me 75 vota pro dhe 22 kundër duke vërtetuar se pozita e kreut të shtetit po dobësohet edhe në radhët e partisë së tij. Demokratët e kanë konsideruar miratimin e ligjit si fitore të madhe.

Rusia dhe Kina thellojnë bashkëpunimin

Presidenti i Rusisë, Dmitrij Medvedev, po zhvillon një vizitë dyditore në Kinë ku do të takohet me presidentin kinez Hu Xhintao. Dy personalitetet e larta të shteteve pritet të nënshkruajnë një sërë marrëveshjesh. Kreu i agjencisë bërthamore ruse, Sergei Kirjenko, tha se Rusia do të nënshkruajë një marrëveshje në vlerë prej 1 miliardë dollarë me Kinën për bashkëpunim në ndërtimin e një reaktori bërthamor. Pekini është cilësuar si një nga partnerët më të rëndësishëm të Moskës.

24 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›