Në burg deri në gjykim

Ish-gjenerali më i lartë turk deri në vitin 2010, Ilker Basbug, është urdhëruar të qëndrojë në burg deri në ditën e gjykimit të tij. Ai konsiderohet si i dyshuar se ka qenë pjesë e një komploti për ta përmbysur qeverisë së kryeministrit Erdogan.
Gjenerali Basbug është zyrtari më i lartë shtetëror që është përfshirë në të ashtuquajturin ‘Rasti Ergenekon’.
Ai është shfaqur të enjten para gjykatës, ku i ka kundërshtuar të gjitha akuzat ndaj tij.
Ndryshe, hetimi lidhur me rastin Ergenekon, që ka fillua qysh në vitin 2007, deri më tani ka rezultuar me disa qindra paraburgime, pjesë e të cilave kanë qenë edhe oficerë të lartë ushtarakë në pension, akademikë, avokatë dhe gazetarë.
Kundërshtarët akuzojnë qeverinë e kryeministrit Rejep Tayyip Erdogan se po e përdorë këtë rast për t’ua mbyllur gojën kundërshtarëve politikë.