Cahill, brenda 48 orësh në Chelsea

Transferimi i qendërmbrojtësit Gary Cahill te Chelsea do të kompletohet brenda 48 orëve të ardhshme, sipas menaxherit të Bolton Wanderers, Owen Coyle.
Bolton ka pranuar një ofertë të gjigantit londinez për Cahillin, që besohet të jetë rreth 7 milionë funte.
“Ekziston mundësia që marrëveshja mund të arrihet deri në fund të kësaj jave. Këtu jemi tani për tani, bisedimet mes Chelseas dhe përfaqësuesve të Garyt janë duke vazhduar” deklaroi Coyle për BBC Sport.