Diamantët spanjollë

Shifra marramendëse. Këmbë që vlejnë ar. Vlera e futbollistëve të 32 kombëtareve pjesëmarrëse në Kampionatin botëror 2010 në Afrikën e Jugut kalon shifrën prej 5 miliardë eurosh. Më saktësisht, 5 miliardë e 630 milionë euro.
Gati sa shpenzimet ekonomike të Afrikës së Jugut për Kampionatin botëror, 4.6 miliardë euro të investimeve në ndërtime dhe 1.5 miliardë euro në turizëm (shifra të publikuara nga Qeveria e Afrikës së Jugut).
Ndërsa vlerën e ekipeve e ka publikuar agjencia ‘Futebol Finance’ pas një studimi të bërë për secilën Kombëtare dhe çdo futbollist të aktivizuar në ndeshjet kualifikuese.
‘Futebol Finance’ ka bërë vlerësimin e secilit futbollist me ndihmën e “këshilltarëve të FIFA-s dhe agjencive të skautëve, ekspertë në vlerën ekonomike të futbollistëve”.
Por, lëndimet dhe ndryshimet në ekipet aktuale mund të sjellin ndryshime të shifrat aktuale. Në vendin e diamanteve gjëja më e çmuar do të jenë futbollistët.
Spanja, kampione e Evropës, ka vlerën më të lartë (565 milionë euro), para Brazilit (515), Francës (450). Pastaj Anglia (450) dhe kampioni i botë, Italia (400).
Grupi G është më i pasuri: përveç yjeve të Brazilit, aty është Portugalia e Cristiano Ronaldos (vlera: 380), Bregu i Fildishtë i Didier Drogbas (180) dhe Koreja e Veriut (më e varfra në Kampionatin botëror, së bashku me Zelandën e Re, 15 milionë euro).
Vlerë e lartë edhe në Grupin H (810 milionë euro), ku gjendet Spanja, dhe Grupi A që vlen 725 milionë euro. Sipas shifrave, kampioni aktual botëror, Italia, nuk do të ishte dashur të ketë probleme pasi në fazën e grupeve do të takohet me Paraguain, që vlen 90 milionë euro, Sllovakinë (70) dhe Zelandën e Re (15).
Mirëpo, në fushë shifrat kanë pak rëndësi dhe për këtë duhet kujtuar Korenë e vitit 1966 dhe 2002. Brazili-Portugalia (Grupi G) do të jetë ndeshja më e shtrenjtë: në fushë 22 futbollistë me vlerë të përgjithshme prej 895 milionë eurosh.
Më pas vjen përsëri Brazili kundër Bregut të Fildishtë, përballje e vlefshme 695 milionë euro, Spanja-Zvicra (Grupi H), vlera: 680 milionë euro. Franca-Uruguai (Grupi A) me 595 milionë euro.