E Diel, 1 Nëntor 2026

Nen drejtimin e Kryeministrit Pandeli Majko u zhvillua sot mbledhja a radhes e grupit te punes per realizimin e investimeve me fonde te buxhetit te shtetit. Ne kete mbledhje merrnin pjese ane

Nen drejtimin e Kryeministrit Pandeli Majko u zhvillua sot mbledhja a radhes e grupit te punes per realizimin e investimeve me fonde te buxhetit te shtetit.
Ne kete mbledhje merrnin pjese anetare te Kabinetit qeveritar, drejtues dikasteresh etj. Tematika e kesaj mbledhje kishte te bente me ecurine e realizimit te invtestimeve, sipas afateve te percaktuara, me fonde te buxhetit te shtetit. Si ecuri ne kete mbledhje u evidentua realizimi I proceseve te tenderimit ne shumicen e objekteve te percaktuara me pare nga te gjitha institucionet si ne ndertim rrugesh, procese privatizimi, ndertim apo riparim qendrash shendetsore, spitale, shkolla etj.
Kryeministri Majko terhoqi vemendjen e Agjencise se Prokurimeve Publike per pershpejtimin e procedurave per mbylljen e te gjithe proceseve te tenderimit te mbetura, per te ecur ne baze te afateve te percaktuara nga institucionet.
Gjithashtu, te takim e sotem Kryeministri Majko kerkoi informacion edhe per likujdimin e detyrimeve financiare te trasheguara qe disa institucione shteterore i kane njeri-tjetrit, likujdime te cilat reflektohen edhe ne buxhetin e shtetit. Sipas raportimeve nga drejtuesit e ketyre institucioneve, rezultoi se pjesa dermuese e ketyre detyrimeve jane likuiduar ose jane ne proceset e fundit te likujdimit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›