Sot, nen drejtimin e Kryeministrit Pandeli Majko, u zhvillua mbledhja e radhes e Këshillit të Ministrave. Në këtë mbledhje u miratuan një numër vendime e projektligje. Nder projektligje t e
Sot, nen drejtimin e Kryeministrit Pandeli Majko, u zhvillua mbledhja e radhes e Këshillit të Ministrave. Në këtë mbledhje u miratuan një numër vendime e projektligje.
Nder projektligje t e miratuara janë:
Dy projektligje propozuar nga Ministria e Mjedisit: Projektligji "Pë Vlerësimin e ndikimit në mjedis". Ky projektligj synon te siguroje vleresimin e pergjithshem, te integruar dhe ne kohen e duhur te ndikimeve mjedisore, ekonomike, shoqerore, kulturore dhe shendetsore te projekteve a veprimtarive qe kerkojne te zbatohen, duke parandaluar dhe zbutur ndikimet e tyre ne mjedis. Kryerja e procedures se vleresimit te ndikimit ne mjedis (VNM) perben nje nga mjetet me efektive per disiplimimin e shume aktiviteteve apo projekteve, duke zvogeluar maksimalisht ndikimin e tyre ne mjedis. Aktualisht, pothuajse te gjithe vendet e zhvilluara dhe ne zhvillim kane ngritur sistemet e tyre te VNM, nderkohe qe Bashkimi Evropian, Banka Boterore dhe organizma te tjere kane hartuar dhe miratuar direktiva dhe metodologji te kryerjes se procesit te VNM. Ne kete kendveshtrim, projekt ligji eshte perpjekje per te arritur nivelet e vendeve te zhvilluara perendimore.
Projektligji per "Administrimin mjedisor te mbetjeve te ngurta". Ky projekt synon mbrojtjen e mjedisit dhe te shendetit nga ndotja dhe demtimi, qe shkaktohen prej mbetjeve te ngurta, duke percaktuar rregullat, teknikat dhe metodat e trajtimit te tyre, ne cdo faze, duke perfshire krijimin, grumbullimin, ndarjen, ruajtjen transportin, riciklimin, perpunimin dhe asgjesimin, te cilat cojne ne pakesimin e mbetjeve dhe ne zvogelimin e ndikimeve te tyre. Projektligji synon plotesimin e kuadrit ligjor ne fushen e administrimit te mbetjeve ne vend.
Projektligji "Per ratifikimin e Konventes Europiane "Per shtetesine"". Konventa Europiane "Per shtetesine", e nenshkruar nga perfaqsuesit e Republikes se Shqiperise me 7.05.1999, eshte dokumenti kryesor i Keshillit te Europes ne kete fushe. Ajo permban nje sere parimesh dhe standartesh qe njekohesisht perbejne kerkesa drejtuar Shteteve Pale ne kete Konvente, per t'i zbatuar ato ne legjislacionet e tyre te brendshme. Vendi yne i eshte pergjigjur nje kerkese te tille, duke miratuar Ligjin nr. 8389, date dt 5.08.1998 "Per shtetesine shqiptare", i cili ka hyre ne fuqi ne shtator 1998 si dhe ligjin nr.8442, date 21.1.1999 "Per disa ndryshime ne Ligjin nr.8389, dt.5.08.1998 "Per shtetesine shqiptare". Ky ligj u hartua nga institucionet kompetente ne bashkepunim me eksperte te Keshillit te Europes ne kete fushe, te cilet kane dhene nje kontribut aktiv edhe ne perpilimin e Konventes Europiane "Per shtetesine".
Parimi kryesor i Konventes eshte "Cdo person ka te drejte per te patur nje shtetesi".
Nje parim tjeter i Konventes eshte : "Pashtetesia duhet shmangur" dhe parimi: "Asnjeri nuk duhet te perjashtohet arbitrarisht nga shtetesia e tij/ saj. Nje parim tjeter është: Lidhja dhe zgjidhja e martesës midis një shtetasi dhe një të huaji si dhe ndryshimi i shtetësisë së njerit nga bashkëshortët gjatë martese të mos ndikojë automatikisht ne shtetësinë e tjetrit. Ne projektligj parashikohet edhe shumështetësia. Lidhur me shumështësinë konventa parashikon që shtetasit me shtetësi të shumëfishtë duhet të kenë në territorin e shtetit ku qëndrojnë, të njëjtat të drejta dhe detyra me shtetasit e tjerë të atij shtetit palë.
Projektligji "Për ratifikimin e marreveshjes se kredise se zhvillimit, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Shoqates Nderkombetare per Zhvillim ( IDA), per projektin e ristrukturimit dhe te rehabilitimit te sektorit te energjise elektrike". Ne perpjekjet qe ben KESH Sh.a per te siguruar financime per realizimin e disa projekteve te domosdoshme per zhvillim, Shoqeria Nderkombetare e Zhvillimit (IDA) ka ofruar nje kredi per Qeverine Shqiptare, ne shumen 29 milion e 900.mije USD si kosto e huaj dhe Sh.a KESH-i do te kontribuoje me 5.16 milion USD, si kosto lokale, per Projektin e Rehabilitimit dhe Ristrukturimit te Sektorit te Energjise. Komponentet e ketij projekti jane tre: Komponenti i pare perfshin objekte ne : - Rajonin e Durresit me nje kosto totale prej 6.62 milion USD, ne rajon e Elbasanit me nje kosto totale prej 6.53 milion USD, ne rajonin e Kucoves, me nje kosto totale prej 7.88 milion USD.
Komponenti i dyte qe perfshihet ne financimin e Bankes Boterore eshte edhe prokurimi dhe instalimi i 110000 bokseve individual dhe 1500 bokseve kolektive, me aksesoret e tyre, me nje kosto prej 10.18 milion USD. Komponenti i trete qe pershihet ne financimin e Bankes Boterore eshte dhe Asistenca teknike dhe trainimit, me vlere 3.85 milion USD
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratuan keto vendime:
Vendimi për "Dhënien e Statusit "Spital Universitar", Spitalit Ushtarak Qëndror". Reformimi dhe modernizimi i Forcave të Armatosuara të RSH, solli si domosdoshmëri edhe hartimin e një Masterplani për Spitalin Qëndror Ushtarak (QSU), i cili u krye me iniciativën e zyrës së NATO-s në Shqipëri. Miratimi i këtij masterplani përbën një ngjarje të rëndësishme në historinë e mjeksisë shqiptare. Aktualisht ky spital ka një kapacitet me rreth 400 shtretër, me nje aktivitet vjetror prej rreth 12.000 pacientësh të shtruar dhe prej tyre 9000 të operuar. Spitali ushtarak eshte një qendër e specializuar e mjeksisë ushtarake dhe e shquar për diagnostikimin kurativ të një cilësise të lartë në sistemin e shërbimit shëndetësor. Ky spital ka përballuar një punë të madhe në ngjarjet e vitit 1997, të ngjarjeve të Kosovës 1999 si dhe gjatë gjithë periudhës intensive të ndryshimeve urbane. Ky intensitet pune e ka detyruar spitalin ushtarak të kryejë një rol krejtësisht specifik si e vetmja Qendër Referuese e Politraumës në vendin tonë. Aktualisht ky spital ka 5 klinika universitare, ku ushtrojnë aktivitetin e tyre klinik dhe shkencor 12 Prof e Ass Prof dhe 23 doktorë të shkencave mjeksore. Me qënë se QSU, përveç misionit të tij parandalues, diagnostikues dhe mjekues ka edhe procesin e rëndësishëm pedagogjik, për infermierët, studentët e fakultetit të Mjeksisë, mjekët pasuniversitarë dhe mjeket e rinj ushtarakë, Këshilli i Ministrave vendosi që Spitalit Ushtarak Qëndror t'i jepet statusi "Spital Qëndror Ushtarak Universitar" SQUU. Duke iu dhënë ky status, Spitali Qëndror Ushtarak do të reformohet, riorganizohet dhe do të ngrejë më lart nivelin e cilësinë e shërbimeve shëndetësore.
Vendimi "Për miratimin e planit "Administrim i zonës bregdetare". Miratimi i këtij plani erdhi si një nevojë për të trajtuar zonën bregdetare si një burim zhvillimi për vendin. Plani i Administrimit të Zonës Bregdetare konsiston në dy faza: Faza e parë jep orjenimet e përgjithshme të zhvillimt të zonës bregdetare ndërsa faza e dytë përqëndrohet më në hollësi në projekte të detajuara në ato zona që mendohet të kenë zhvillime turistike në të ardhmen. Në plan trajtohen me hollësi; zona Sarandë – Butrint, zona e Karaburunit dhe dhe zona e Velipojës. Në këtë Plan Administrimi janë përcaktuar synimet dhe objektivat strategjike dhe trajtohen gjerësisht biodiversiteti dhe mbrojtja e mjedisit, zhvillimi i turizmit, mbrojtja e trashigimisë kulturore si dhe forcimi institucional, zhvillimi i aktiviteteve si bujqësi, industri e veprimtari të tjera ekonomike, zhvillimi i infrastrukturës së re mbështetëse, të zhvillimeve të propozuara në zonën bregdetare si dhe rehabilitimi i asaj ekzistuese.
Miratimi dhe zbatimi i këtij plani do të çojë në disiplinimin e ndërhyrjeve në zonën bregdetare për të mos u degraduar më tej, sigurimin e një baze ligjore për ndërmarrjen e veprimeve në zonën bregdetare për ndalimin e proceseve negative dhe garantimin e bazave për planifikimin e administrimin në të ardhmen, sigurimin e marrjes së vendimeve më të kualifikuara dhe sigurimin e bazës ligjore për veprime, sigurimin e një administrimi racional të burimeve natyrore, sigurimin e përcaktimit të potencialeve të duhura turistike si dhe administrimin më të mirë të zonave të ndjeshme mjedisore e integrimin e elementëve kryesorë strategjikë të administrimit të Zonës Bregdetastre në Strategjinë Hapsinore Kombëtare.
Vendimi " Për vendosjen e oponecës teknike për projektet e ndërtimit të objekteve". Në vendim thuhet se oponenca teknike do të kryhet në të gjitha llojet e ndërtimeve që realizohen në vendin tonë nga persona fizikë dhe juridikë, vendas apo të huaj, vlera e preventivuar e te coleve eshte jo me pak se 100 milion leke, në të gjithë fushën e veprimit të ligjit, për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit. Kërkesa për oponencë teknike në institutet shtetërore dhe institucionet e tjera jopublike, të përcaktuara nga Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, të bëhet nga investitori dhe është detyrim për të. Vendimi përcakton se oponenca do të behet për çdo fazë të hartimit të projektit. Qëllimi i këtij vendimi është që të vendosë kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit në vendin tonë, pasi moskryerja e oponencës teknike për një kohë të gjatë ka ndikuar në uljen e efektivitetit të investimeve, sigurinë dhe qëndrueshmërinë e veprave dhe anën ekonomike të tyre. Ky vendim plotëson një boshllëk ligjor dhe do të ndihmojë shumë në rritjen e cilësisë dhe konkurrencës në projektim dhe në efektivitetitn e investimeve buxhetore ose me financime të huaja.
Vendimin " Për pranimet në shkollat e larta dhe universitetet për vitin akademik 2002-2003, në sistemin me shkëputje nga puna dhe për tarifat e shkollimit për këtë vit akademik". Kuota e përgjithshme e pranimeve në shkollat e larta dhe universitetet, per vitin akademik 2002-2003, në sistemin me shkëputje nga puna do të jetë 9101 studentë. Kjo kuotë ndahet: kuota e pranimeve të reja- 8861;, kuota për degë të dytë dhe vite të ndermjetme 220, kuotë për shtetasit e huaj -20. Tarifa e regjistrimit për vitin akademik 2002-2003 do të jetë 2500 lekë, së cilës i nënshtrohen studentët e të gjitha viteve akademike. Në krahasim me vitin e kaluar, këte vit akademik do të ketë një shtesë prej 1589 studentë më shumë. Kjo rritje sasiore si dhe përmirësimi i sistemit të pranimeve në shkollat e larta, janë lidhur me përmirësimin e infrastrukturës së tyre, me zgjerimin e mjediseve, me rinovimin e bazës materiale mesimore, didaktike e laboratorike, me hapjen e kurseve të reja të studimit si dhe me mbështetje më të madhe financiare nga shteti e nga lidhjet që këto institucione kanë me homologët e tyre në Evropë e më gjëre. Ashtu si edhe vitin e kaluar akademik kandidatët vihen në kushte të barabarta konkurimi, për vlerësimin e kulturës arsimore, pavarësisht nga përkatësia sociale dhe gjeografike. Ky është një hap shumë i rëndësishëm përpara në reformimin e sitemit të pranimeve ne shkollat e larta. Në vitin e ri akademik 2002- 2003, do të hapen 8 kurse dhe profile të reja studimi, në Universitetin e Vlorës, Universitetin politeknik të Tiranës dhe në Universitetin e Korçës.
Vendimi "Për miratimin në parim të projektit "Menaxhimi i asistencës së huasë", financuar nga programi i Kombeve të Bashkuara Për zhvillim (PNUD)". Miratimi në parim i këtij projekti synon në bërjen të mundur përmirësimin e kapaciteteve të shërbimit civil shqiptar për të vepruar si një interlokutor profesionist me komunitetin e donatorëve dhe për përmirësimin e kapaciteteve institucionale të Qeverisë në administrimin e asistencës së huaj, për të siguruar aftësistë dhe kompetencat komplementare që do të ishin
shumë të rëndësishme si për Stategjinë e Rritjes Ekonomike e Uljen e varfërisë, ashtu edhe në suksesin e integrimit europian të vendit;
Vendimin "Për miratimin në parim të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Korporatës Ndërkombëtare Financiare e Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim e Zhvillim (FIAS), për projektin "Sherbimin këshillimor për investimet e huaja". Përmirësimi i klimës së biznesit konsiderohet si një ndër prioritetet ekonomike të qeverisë shqiptare. Ndërmarrja e një studimi për barrierat administative për investimet do të ketë një ndikim të rëndësishëm në përmirësimin e situatës. Me kërkesën e qeverisë sonë, në vitin 2000 FIAS ndërmori një studim diagnostikues lidhur me mjedisin e investimeve. Një nga problemet e evidentuara në këtë studim ka qenë kostoja e lartë e fillimit dhe zhvillimit të një biznesi në Shqipëri, shkaktuar nga një sistem burokratik administrativ ineficient. Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar e vlerësojnë dhe e mbështesin ndërmarrjen e një strudimi të tillë. Ky projekt, përvec masave studimiorë, do të sigurojë edhe rekomandime për Qeverinë në drejtim të përmirësimit të kuadrit ligjor, administrativ dhe institucional, të cilat nga ana e tyre do të ndikojnë në përmirësimin e klimës së investimeve në vend.
Vendimi, Per lejimin e KESH, SHA-se, te perdore proceduren "Prokurim i drejteperdrejte" per blerje materialesh elektrike. Kjo behet per te perballuar stinen e dimrit 2002-2003, me furnizimin me energji elektrike, per remontet e rrjetit e kabinave elektrike si dhe investimin e rrjetit shperndares. Nga praktika e disa viteve keto mallra jane siguruar nga Uzina e Telave Shkoder, e vetmja uzine me kapital shteteror qe prodhon keto materiale. Kjo praktike behet per arsye se Uzina e Telave dhe Kabllove Shkoder siguron mall me cilesi te larte, gje qe garanton jetegjatesi te linjave krahasuar me ate te perdorimit te disa kabllove nga importi. Me prokurim te drejteperdrejte sigurohet levrim i shume i shpejte, sidomos per rrjetin e TU ne qytet ku eshte linja kabllore. Duke qene prodhues ne vend, ka lehtesi per te sinkronizuar porosine ne funksion te problemeve qe dalin.
Vendimi "Per hapjen e perfaqsise diplomatike te Republikes se Shqiperise ne Mbreterine e Danimarkes".
Vendimi "Per shfuqizimin e vendimit NR.412, date 22.8.1994, te Keshillit te Ministrave , "Per shfuqizimin e vednimit nr. 367, dt 5.101991 te KM, "Per miratimin e marreveshjes me Republiken e Italise, ne fushen e turizmit dhe mjedisit".
Ministria e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit konsideron se Marreveshja e Ankones e vitit 1991 vazhdon ta ruaje vlefshmerine ne permajtjen dhe formulimin e parimeve, kritereve, fushave dhe drejtimeve kryesore te bashkepunimit dypalesh ne fushat perkatese.
Vendimi: "Për një shtesë në buxhetin e vitit 2002, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes, për vazhdimin e punimeve në ndërtimin e rrugës Tropojë – Qafë – Morinë".
Me anën e këtij vendimi caktohet Brigada e xhenjos për vazhdimin e punimeve në ndertimin e rrugës Tropojë – Qafë –Morinë, nga piketa 1 deri te piketa 88 dhe nga piketa 195 deri te piketa 349, me gjatësi 5084 metër linear. Për këtë qëllim Këshilli i Ministrave i shtoi Ministrisë së Mbrojtjes ne buxhetin e vitit 2002, fondin prej 105 milionë lekësh. Financimi i këtyre punimeve bën të mundur përfundimin e trasesë dhe të veprave të artit brenda vitit 2002 dhe për vitin 2003 mbetet vetëm asfaltimi kësaj rruge. Njëkohësisht kryerja e punimeve nga Brigada e Xhenjos, garanton shpejtësi dhe cilësi të lartë të punimeve.
Vendimi për "Emetimin e obligacioneve afatgjata me maturim më të madh se një vit". Zgjedhja e instrumentave huamarrës influencohet nga nevojat e menaxhimit, të rrezikut të rifinancimit, dëshira e observimit të kostos për qëllimet e buxhetit në avancë, eficensa e kostove të instrumentave të ndryshëm, situata e përgjithshme e tregut, kërkesa për produktin në fjalë dhe baza
investuese për instrumenta të ndryshëm. Në këtë aspekt, mbështetur edhe nga rekomandimet e FMN-së, është parashikuar futja e instrumentave të rinj afatgjatë të huamarrjes sic janë edhe obligacionet me afat maturimi dyvjecar që parashikohet të emetohen nga Ministria e Financave në emër të qeverisë. Ky instrument i ri do të ndihmojë në shtimin e mundësive dhe fleksibilitetit për investitorët në tregun e kapitaleve si dhe një menaxhim më të mirë të borxhit.
Vendimi për "Miratimin e aneksit shtesë së Strategjisë Kombëtare të Luftës kundër Trafikut të Qënieve Njerëzore". Këshilli i Ministrave me Vendimin nr 674, datë 07.12.2001, ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Luftës Kundër Trafikut të Qënieve Njerëzore. Në këtë strategji janë parashikuar objektivat që do të arrihen si dhe plani i veprimit të institucioneve që kanë detyrime për implementimin e saj dhe është në përfundim faza e parë e këtij implementimi. Nga ana e Konsorciumit Ndërkombëtar, i cili është një grup informal i përbërë prej 25 organizatash ndërkombëtare dhe ambasadash të huaja ku kërkohet bashkëpunim ndërkombëtar në mbështetje të kësaj strategjie. Për përballimin e problemeve të trafikimit është parashikuar rritja e forcimit të kontrolleve në Pikat e Hyrjes – Daljes Rinas, Durrës dhe Vlorë, si dhe parashikohet sigurimi i pajisjeve të nevojshme për shërbimin e kontrollit të kufirit në aeroport dhe në portet detare dhe sigurimi i këshillimit bazë teknik dhe manaxherial për policinë, kontrollin e kufirit, doganat, etj.