Gjymishka: Doganat realizojnë të ardhuratat në masën 99 përqind
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave realizon planin e të ardhurave deri në masën 99 përqind për vitin 2010. Sipas drejtorit të doganave Flamur Gjymishka ndër të tjera ajo që vihet re pavarësisht performancës pozitive është edhe rritja e kundravajtjeve me 30.7 përqind krahasuar me 2009. Gjatë analizës vjetore të këtij institucioni, rritje sipas drejtorit Gjymishka ka pësuar edhe borxhi doganor.
I pranishëm në analizën vjetore zv.ministri i financave Alfred Rrushaj ka deklaruar se prioritet për vitin 2011 doganat duhet që të kenë luftën ndaj kontrabandës.
Si përparësi për këtë vit, kreu i doganave përcaktoi të jenë rritje e mëtejshme e performancës,lufta ndaj kontrabandës dhe falsifikimeve të ndryshme.