Në dy aksidente, dy të vdekur e pesë të plagosur

Durrës, 16 gusht - Dy aksidente të rënda kanë ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor nga Kavaja në Rrogozhinë, ku për pasojë dy persona kanë humbur jetën, ndërsa pesë të rinj kanë mbetur të plagosur.
Aksidenti i parë ka ndodhur në një rrugë dytësore pranë qytetit të Rrogozhinës, kur një 43 vjeçare nga fshatrat e Librazhdit, është goditur nga një automjet me targa të huaja.
Mësohet se 43 vjeçarja Xh. Ozuni, nga fshati Skroskë i Librazhdit, ka mbetur e vdekur pas përplasjes nga një veturë e tipit "Audi", drejtuesi i së cilës është shoqëruar në polici.
Ndërkohë përplasja e dy automjeteve pranë qytetit të Kavajës ka shkaktuar vdekjen e një 24 vjeçari dhe plagosjen e pesë të tjerëve.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19.00, në dalje të qytetit të Kavajës, kur dy automjete me targa të huaja u përplasën aksidentalisht me njëra-tjetrën. Si rezultat i përplasjes humbi jetën 24 vjeçari Y. Sofia, kurse janë aksidentuar shtetasit I. Trosha, 22 vjeç, N. Dedej, 25 vjeç, E.Rada, 23 vjeç, G. Rada, 21 vjeç dhe A, Duro, 19 vjeç. Të aksidentuarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit.