Fëmija i rrëmbyer në Mitrovicë gjendet në Austri

Mitrovicë, 16 gusht - Fëmija, mashkull, Sh. O., 14 vjeçar, nga Mitrovica është kidnapuar më 7 gusht nga dy persona që dyshohen të jenë shqiptarë në pikë të ditës në Mitrovicë, kanë njoftuar familjarët e tij. Rastin e rrëmbimit - zhdukjes së fëmijës e ka konfirmuar edhe policia në Mitrovicë, duke thënë se i zhdukuri për momentin gjendet në duart e policisë së Austrisë. “Djali im i rrëmbyer pas tri ditëve është lajmëruar në telefon, por nuk ka dituar të tregojë se ku gjendet”, është rrëfyer të hënën për Kohën Ditore babai Bahri Osmani.
Ka qenë e shtunë, 7 gusht, rreth mesditës, kur në afërsi të ish hotelit “Adriatik” dhe selisë së Raiffaissen bank, djali im është detyruar të futet në një makinë me targa të qytetit të Suboticës dhe pastaj është është dërguar në drejtim të panjohur, ka treguar Bahriu.
Sipas tij, djali i tij është detyruar nga një mashkull dhe një femër të futet në veturën ‘Passat’ B 5, me ngjyrë të kuqe, me targa SU- 638-00, e cila drejtohej nga Radivojeviq Sllavisha, nga fshati Jesovnik – i komunës së Zveçanit.
“Pasi që kam pranuar informacionin mbi rrëmbimin e fëmijës tim, kanë njoftuar policinë në Mitrovicë e cila i ka filluar hetimet”, thotë Osmani, një ndër biznesmenët më të mëdhenj mitrovicas.
Osmani as nuk ka mohuar as nuk ka pohuar nëse kidnapimi ka lidhje me ndonjë shantazh material që i është bërë atij. “Nuk dua të flas për këtë deri sa ta kthej djalin në shtëpi. Të gjitha i kam thënë në polici”, tha ai.
“Me sa kam arritur të kuptoj gjatë bisedave që kam zhvilluar me djalin, ai në Austri ka arritur përmes Serbisë dhe Hungarisë, detale tjera nuk di”, tha Osmani,
Në anën tjetër, zëdhënësi i PK-së, Besim Hoti ka theksuar se rasti është paraqitur në policinë e Mitrovicës ditën kur është zhdukur fëmija. “Për fat të mirë janë dituar shumë detale dhe tani i rrëmbyeri gjendet në duart e policisë austriake dhe është mirë. Policia në Mitrovicë dhe ajo në Prishtinë janë duke bërë hetime intensive dhe jemi duke pritur që edhe fëmija të kthehet në shtëpi dhe të intervistohet nga Policia e Kosovës”, ka thënë Hoti.
I pyetur nga KD se mos rrëmbimi i fëmijës së biznesmenit mitrovicas ka lidhje me ndonjë grup kriminal, i cili ka kërkuar para nga familja, Hoti ka theksuar se për momentin policia nuk mundet të japë detale të tjera, për shkak të hetimeve.
Burime të gazetës nga veriu i Mitrovicës theksojnë se grupet kriminale serbe, sidomos ato që merren me trafikimin e qenieve njerëzore, e kanë shtuar aktivitetin e tyre në Kosovë.