Në emër të së ardhmes
Edmond Arizaj
Në mungesë të një platforme reale të Partisë Socialiste për qeverisjen hipotetike pas zgjedhjeve të 2009 me 10, 20 apo 50 pika kryesore të kuptueshme dhe absorbueshme për gjithkënd, shqiptarët duhet të kuptojnë përmes rreshtave të atyre çka thotë kryetari socialist, se si do të mund të jetë më e mirë jetesa e tyre me "politikën e re". Në intervistën e para do ditëve në gazetën "Shqip" të Edi Ramës, përveç një gjuhe të pasur me figura letrare, e lavdërueshme kjo, shumë pak mund të ngazëlleheshe dhe "ta ndaje mendjen" se vitin e ardhshëm vota jote do të ishte përtej së majtës dhe të djathtës, por gjithsesi brenda të majtës. Në fjalën e tij, ku Rama ishte përpjekur pak më shumë se sa në dialogje, nuk kuptohej një gjë: çfarë do të bënte më mirë se sa Meksi, Nano, Meta, Majko dhe Berisha të marrë së bashku? Si do t'i bënte më mirë ato që ata kanë bërë keq? Natyrisht që me detaje këto nuk mund të thuheshin në fjalën-intervistë, por gjithsesi Rama mund të përpiqej për të iluminuar sadopak vizionin e tij për të ardhmen e Shqipërisë, duke mos u mbështetur vetëm tek ngjyrat e ndezura të fjalëve dhe shprehjeve. Pasioni dhe oratoria janë goxha të rëndësishme në politikë, por të mbetura vetëm në këtë nivel nuk janë tjetër veçse megalomani.
Së pari, dukej se Partia Socialiste e kishte në xhep fitoren, dhe kjo në sajë të turit dialogues të Ramës në fshatrat shqiptare. Kryetari socialist nuk duhet të harrojë se përballë do të ketë sërish Berishën, i cili as nuk stepet e as nuk frigohet nga oratoria dhe zotësia e kundërshtarit. I cili po ashtu është i aftë që në të gjitha ato fshatra ku ka kaluar Rama, të shkelë me pompozitetin karakteristik dhe të premtojë edhe qiqra në hell. Dhe pas kësaj ende pa kaluar nuhatja për politikën e re të nisë aroma e Berishës. Pikërisht se ka ende përballë Berishën, të cilin e përmendi shumë pak në analizën e tij, Rama nuk duhet të jetë kaq i sigurt në "të renë" që sjell. Berisha, siç e pranon dhe vetë kreu i PS, bën gjithçka për pushtetin. Dhe kjo gjithçka përfshihet edhe te ndryshimet e Kushtetutës, për të cilat Rama shpreh keqardhjen se s'pati kohë për një debat. Por nëse propozimet paskan ardhur nga e djathta, votat u morën dhe majtas. E nëse këta të majtë do ta kishin dëshiruar debatin, nuk i ndaloi askush që për votën e tyre, të vinin veton e debatit.
Berisha nuk para hipnotizohet. Sa më "evropian" të jetë kundërshtari përballë tij, aq më "shqiptar" është reagimi i Berishës. Dhe në fakt jo vetëm i tij. Rama kërkon të presë me një të rënë të sëpatës, një rrap, vërtet të grirë nga koha, por që ende ka rrënjë të thella. Dhe ende s'e kupton, që ai nuk duhet prerë, por duhet shkulur. Pas kësaj, Rama mund të nisë gjelbërimin politik.
Së dyti, ngjyrat e ndezura të fjalës-intervistë, përflaken teksa Rama prek dhe riprek disa herë, më shumë se sa Berishën, ish-aleatin e tij, Ilir Metën. Dhe për çudi, kundrejt këtij ka më shumë ankesa dhe protesta se sa ndaj kryeministrit. Dhe të mendosh se po flet për të njëjtin njeri me të cilin jo shumë kohë më parë, shtrëngoi duart, doli së bashku në fushatë, nënshkroi marrëveshje, i kërkoi dhe i pranoi ndihmë dhe më pas… shpreh "keqardhje" që Meta nuk bëhet pjesë e politikës së re: më ndihmoni të fitoj unë. Dhe kur kjo bëhet me një nga ish-eksponentët më të lartë të PS dhe realisht një forcë potenciale e së majtës që do s'do nuk e mohon dot, kush siguron se nuk do të bëhet e njëjta gjë edhe për shumicën e atyre që mund t'i besojnë politikës së re?
Së treti, kryetari i PS duhet ta dijë se në demokraci respektohet fjala e pakicës. Së paku, bëhet sikur merret parasysh. Ndërsa ligji mbron të pafuqishmit, sepse të fortët e çdo lloj niveli mbrohen vetë. Vetëm brenda pak muajve të këtij viti, PS dhe Rama (Berisha e ka zakon) as nuk e kanë marrë mundimin për të dëgjuar pakicën. Si shumicë parlamentare, Berisha-Rama, kanë nisur të gjejnë gjuhën për ndryshimet në Kushtetutë, do të vijojnë siç duken bathët me kodin dhe një Zot e di se ç'kanë tjetër në plan, apo të pazbuluar kryeministri i Shqipërisë dhe kryeministri i Tiranës. Nga ana tjetër të pafuqishmit shqiptarë nuk kanë asnjë mbrojtje vepruese nga ligjet. Dhe nuk ndodh kjo vetëm në qeverisjen e Berishës, por edhe në qeverisjen e Ramës (kryeqytetin). Rama nxiton sa në një fshat në tjetrin, dhe kujtohet për Tiranën vetëm kur përuron ndonjë fushë basketbolli, ndërsa problemet në këtë qytet asfiksues nuk mbulohen më me ngjyra.
Së fundmi, duket një padurim nga ana e Ramës për t'i mbushur mendjen kujtdo, se e majta evropiane, që do të jetë përtej të majtës e së djathtës shqiptare, për të kyçur të gjithë zgjedhësit tek kjo e majtë, të paktën për ditën e votimit. Ndoshta një dëshirë e pashprehur e kryetarit të PS-së, që në zgjedhjet e ardhshme të ketë në dispozicion shumicën absolute. Dhe natyrisht kjo shumicë do t'i lejonte Ramës, i mbrojtur edhe nga ndryshimet e fundit në Kushtetutë, të kishte një liri veprimi pa kontroll, të përafërt me atë si kryebashkiak. Duke i shtuar kësaj edhe listën e deputetëve të zgjedhur nga ai vetë, Rama do të merrte në emër të zhvillimit shqiptar, çelësat e një diktature moderne. Dhe shqiptarët e kuptojnë fortë mirë togfjalëshin "në emër të popullit", që mund të ndryshojë "në emër të së ardhmes", e artikuluar me aq forcë dhe dëshirë, por pa sqarime nga kryetari i PS.