E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Po reformojmë drejtësinë

Kryeministri Sali Berisha tha dje se sistemi i drejtësisë në Shqipëri është në reformim e sipër. 

Duke folur në samitin për sigurinë rajonale që po zhvillohet në Kroaci, kreu i qeverisë shqiptare tha se, "krimi i organizuar ishte një problem i madh jo vetëm për Shqipërinë. Ne kemi ndërmarrë luftën me zero tolerancë ndaj tij, kemi shkatërruar më shumë se 200 grupe kriminale dhe kemi arrestuar dhe vënë para drejtësisë më shumë se 900 drejtues dhe anëtarë të tyre. Sot Shqipëria është nga vendet më të sigurta, me tregues kriminaliteti më të ulët se mesatarja e vendeve të BE-së", tha Kryeministri Berisha. Në panel ishin të pranishëm Kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader, Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ministri i Jashtëm i Suedisë, Karl Bildt, zv.kryeministri i Çekisë, Alexander Vondra dhe drejtori i Zgjerimit në Komisionin Evropian, David Daly dhe personalitete të tjera. Kryeministri Berisha tha se zhvillimet pas Traktatit të Lisbonës për Shqipërinë dhe rajonin nënkuptojnë përpjekje të mëdha dhe performancë më të mirë në projektet e tyre madhore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›