Kufizimet, remontet e energjisë deri në vjeshtë
Punimet në nënstacionet elektrike do të vazhdojnë deri në vjeshtë. Për rrjedhojë në disa zona të vendit do të vazhdohet të ketë mungesë të energjisë elektrike, gjatë orareve të remonteve.
fabiola Çela
Në një prononcim për mediat, kreu i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), Sait Dollapi, është shprehur se shkak për ndërprerjet e energjisë janë remontet. "Ndërprerjet janë nga dy deri tri orë në ditë, por ka dhe raste kur zgjasin deri në pesë orë", tha ai. Sipas kreut të OSSH-së, Dollapi, remontet do të vazhdojnë deri në shtator, por kjo nuk do të thotë që ndërprerjet e energjisë do të jenë të njëjta, përkundrazi ato do të vinë duke u pakësuar.
Remontet
Ditët e nxehta të verës janë shoqëruar me rritjen e konsumit të energjisë elektrike. Përdorimi në masë i kondicionerëve ka bërë që konsumi ditor i energjisë të jetë gati 16.3 milionë kilovat/orë në ditë, duke iu afruar kështu kuotës që konsumohet gjatë një dite dimri. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kërkesa për energji është 30 për qind më e lartë. Por rritja e kërkesës për energji nuk ka ndikuar në kufizimet e energjisë elektrike. Kjo, pasi ndryshe nga një vit më parë, situata hidrike në kaskadën e Fierzës është goxha mirë, niveli i ujit në liqen është mbi 290 metra. Prurjet e larta të ujit gjatë muajve të dimrit dhe të pranverës ndikuan në përmirësimin e situatës hidrike në vend. Ndërkohë KESH ka siguruar blerjen e energjisë nga importi deri në fund të vitit. Në këtë mënyrë, edhe pse kërkesa për energji është rritur, KESH është në gjendje ta përballojë atë. Por edhe pse energji ka mjaftueshëm, përsëri ka mungesa të energjisë dhe kjo si pasojë e punimeve në nënstacionet elektrike apo në linjat e tensionit të lartë. Në fakt, remontet e nënstacioneve planifikohen që në fillim të vitit dhe duket se stina e verës është periudha më e mirë për të kryer këto punime. OSSH dhe OST kanë koordinuar punën që remontet në disa zona t'i kryejnë në të njëjtën ditë, në mënyrë që të mos ketë kufizime të energjisë të dyfishta për të njëjtën zonë. Ndërkohë Operatori i Sistemit të Shpërndarjes është në prag privatizimi. Në tenderin e zhvilluar disa ditë më parë u kualifikuan katër firma për privatizimin e këtij sektori. Konkretisht, kompanitë EVN AG, ENERGIE STEIERMARK AG, CEZ a.s., dhe ENEL S.p.A. do të marrin pjesë në tenderin për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Ky proces pritet që të përfundojë në fillim të muajit shtator. Privatizimi i OSSH-së është kërkuar me ngulm nga përfaqësuesit e Bankës Botërore si dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar.