Gjinushi: Sistemi spanjoll kërkon rigrupimin e partive
Kreu i PSD-së, Skën-der Gjinushi, shprehet në intervistën e tij për "Panorama" se sis-temi proporcional spanjoll kërkon bashkim të së majtës.
Aristir Lumezi
Prandaj, sipas tij, një kontribut duhet të japë dhe Kodi i ri Zgjedhor, i cili duhet të përcaktojë dhe koalicionet rajonale. Gjinushi shpreh rezerva për qëndrimet e socialistëve, si për mënyrën e bërjes së opozitës, ashtu dhe për idenë e tij për federatën e majtë.
Ka një opinion të gjerë që opozita e "la t'i ikë nga dora", Gërdecin, një tragjedi me shumë të vdekur, duke u përpjekur të dialogojë me shqiptarët shumë kilometra larg kraterit të tragjedisë. Cili është mendimi juaj për këtë pozicion të opozitës?
Unë përfaqësoj opozitën socialdemokrate dhe përgji-gjem për veprimet e PSD dhe vlerësoj të majtët, që janë dhe më opozitarë në këtë histori, duhet të dinë se ne kemi qenë korrektë, madje jemi akuzuar dhe për radikalë. Kur vjet ne flisnim për zgjedhjet e parakohshme duke i konsideruar si zgjidhje krizash, tani mund të shohim qartë se nuk e kishim hallin se si të vinim sa më shpejt në pushtet. Ne e kemi thënë fjalën tonë dhe pse s'kemi pasur mbështetjen e duhur, por duhet kuptuar se prandaj bëhen zgjedhjet, për të kuptuar opozitarët e vërtetë, se kush i përfaqëson realisht si pensionistë apo të papunë, si ish-ushtarakë, si intelektualë dhe kush është vërtet për një qeverisje normale të vendit dhe kush e afron një gjë të tillë.
Sot jemi një vit para zgjedhjeve të 2009-ës. Blloku i majtë paraqitet shumë i fragmentarizuar, ju keni vendosur se do dilni me listën tuaj, PS po ashtu dhe kemi dhe një koalicion të ri që do dalë më vete, LSI-PDS-PAD. Me këtë konfigurim sa shanse ka e majta të fitojë zgjedhjet?
Janë të gjitha shanset që e djathta nuk fiton, sepse është një e djathtë konglomerat, pa moral. Ata tashmë janë të përçarë në qëndrimet thelbësore, ka një dallim ku kuptohet që luftëtari i institucioneve, i Kushtetutës dhe ai i prishjes së shtetit ligjor nuk është tërë PD-ja, pra dallon Topi nga Berisha, dallim që nuk e kuptoje dot më parë kur ai ishte nënkryetar i PD-së, çka do të thotë që nuk është PD si e djathtë që ka karakteristikë anti-shtetin, por është një klan i PD-së që është përfaqësuar nga kryeministri aktual. Çarja e dytë, është në vetë shtresimet ku mbështetet e djathta dhe kuptohet se Berisha mbështetjen tek ish- pronarët dhe ish të përndjekurit e ka vetëm demagogji dhe madje tani ka kaluar në mashtrim total. Mjafton të kujtojmë se në pronat e ish-pronarëve ai për nevoja sociale gjoja, ka ligjëruar legalizim parcelash të majme, kur një "gjynahqar" legalizohet me 1-2 mijë m2 tokë dhe të nesërmen bëhet me 2 milionë euro pronë. Pronarët realë vazhdojnë të shpronësohen, ndërsa militantët apo kamikazët e tij politikë vazhdojnë të pronësohen. Të njëjtën gjë ka dhe me ish të persekutuarit, ku ai flet për ta, por në fakt më qejf ka ish-sigurimin dhe persekutorët e tyre i përdor me shumë sukses. Kjo është çarja e dytë e madhe në PD. Dhe çarja e tretë është për interesa. Kjo qeveri mbahet edhe deri me mercenarë të së majtës. Pikërisht kjo do të jetë një çarje e madhe që do reflektohet në zgjedhjet e ardhshme.
Zoti Gjinushi, ideja juaj për një federatë të majtë u përkrah edhe nga kryetari socialist Edi Rama, i cili kërkoi nga ana e tij krijimin e saj fillimisht me PS dhe PSD. Në cilën fazë ndodhet kjo ide?
Sigurisht në një politikë ku ndarja është kthyer në modë dhe bashkimet janë bërë vetëm për konjuktura dhe interesa të ngushtë. Në një klimë të tillë, teza e PSD-së për bashkim patjetër që trondit politikën, përtypet me vështirësi nga ata që janë mësuar me ndarjet, me ata që kanë mbijetuar nga përçarjet. Kujtojmë se ne e kemi kërkuar këtë me kohë dhe jo si kërkesë e PSD, por si vizion i yni. Ne vlerësojmë se partitë duhet të shkojnë drejt bashkimeve, sepse kudo gara politike bëhet mes dy polesh, që përdoret edhe gjerësisht në Evropë. Ka aleanca të konsoliduara me program të përbashkët elektoral deri në shkrirje ose bashkime të institucionalizuara dhe në kalimin në një parti të re të madhe. Kjo përvojë, veçanërisht Lindja, ka treguar se atje ku ndarja ka qenë e madhe, është shtruar nevoja e rigrupimit të partive. Edhe sistemi spanjoll është një sistem që ka një theks rajonal me efekte maxhoritare, me prag të lartë, imponon bashkime paraelektorale, pra përballimin e garës me grupime. Dhe partitë e mëdha që kujtojnë se ua punuan të tjerëve, e kanë më të nevojshme bashkimin, sepse vërtet ato e përballojnë sistemin, ato nuk fitojnë zgjedhjet nëse hyjnë vetëm. Vizioni ynë ka qenë shumë i drejtë, por ideja jonë për federatë ka rënë në një terren shqiptar të së majtës, ku njerëzit ndjehen më komodë të ndarë se sa të bashkuar.
Ekziston opsioni i bashkëpunimit me koalicionin "E majta për Integrim" para zgjedhjeve të 2009-ës nëse shikoni një ngurrim nga ana e PS-së?
Ne kemi theksuar se PSD hyn si PSD, pasi këto lloj sistemesh mbështeten dhe mbi votën individuale. Edhe pse është proporcional, ai është një proporcional i sertë. Kemi marrë vallen spanjolle dhe kërkojmë ta kërcejmë me kostum shqiptar dhe kjo nuk shkon veçanërisht në Kukës, në Gjirokastër, ku ka një traditë muzikore tjetër. PSD është absolutisht e përgatitur për të konkurruar dhe kuptohet se në rastet e sistemit proporcional konkurrenca me aleatin konsiston në atë që ai kërkon votën e vet dhe ti tënden, po as vota ime nuk shkon në dëm të së majtës dhe po kështu as vota e tij nuk shkon në dëm të së majtës, sigurisht një mënyrë bashkimi i votës e favorizon fitoren e së majtës, dhe kjo ka të bëjë me taktikat dhe me atë çka do përcaktojë Kodi Zgjedhor. Pra, në rast se Kodi do lejojë koalicione ku partitë të konkurrojnë më vete, por ka dhe lista të përbashkëta, kjo natyrisht që lehtëson dhe mundëson edhe atë që partia pa prekur individualitetin e vet, bashkon forcën me partinë aleate. Kodi duhet të japë mundësitë e bashkëpunimit.
Gjinushi: Ligji për pastërtinë e figurave pushoi në 2001
Kreu socialdemokrat e konsideron të qëllimshëm iniciativën e kryetares së Parlamentit në këtë kohë për hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të ish-sigurimit të shtetit. Sipas tij, PD e bën këtë gjë që prej 1992 sa herë që afrohen zgjedhjet. Duke iu përgjigjur draftit të PD-së për ish-ministrat e kohës së diktaturës, të cilët s'duhet të rikandidojnë për deputetë, Gjinushi u shpreh se ishte vetëm e majta që pati kurajon gjatë viteve '97-2001 të bëjë transparencën e zyrtarëve të saj. "Kemi një PD që erdhi në qeverisje në '92, bërtiti deri në '96 për hapje dosjesh, dhe pse kishte shumicën nuk e bëri një gjë të tillë. Vetëm në prag të zgjedhjeve të 1996 bëri një ligj për të kontrolluar kandidaturat e të tjerëve. Megjithatë e majta këtë ligj e zbatoi nga 1997, të përpunuar sigurisht deri në 2001, kur mbaroi dhe afati i zbatimit të këtij ligji. Pra, e majta ka kontrolluar mbi 5-6 mijë dosje të funksionarëve të lartë të kohës, ç'ka do të thotë që në të majtë është bërë pastrimi i duhur dhe nuk ka punuar me ish-sigurimsat siç punon e djathta", u shpreh Gjinushi.