BB: Rritja e çmimeve të ushqimeve nga biokarburantet
Biokarburantet kanë shkaktuar rritjen prej 75 për qind të çmimeve të ushqimeve dhe prodhimeve të drithërave në të gjithë tregun botëror.
Ky ka qenë përfundimi ku ka dalë një raport i Bankës Botërore, i cili është publikuar paraprakisht në gazetën prestigjioze britanike, "Gardian". Kështu Banka Botërore e ka përgënjeshtruar teorinë e Shtëpisë së Bardhë dhe qeverisë amerikane, sipas së cilës prodhimi i biokarburanteve ka ndikuar në rritjen e më pak se 3 për qind të çmimeve të ushqimit, ndërsa pjesa më madhe e ngritjes së çmimeve i dedikohet rritjes së kërkesave nga India dhe Kina. "Rritja e shpejtë e kërkesave të vendeve në rrugën e zhvillimit nuk ka sjellë një rritje të madhe në konsumin botëror të grurit dhe nuk ka qenë faktor vendimtar për rritjen e çmimeve", shkruhet në raport ku shtohet se shkaqet e kësaj nuk duhet të kërkohen as në fatkeqësitë natyrore që kanë goditur Australinë, por në nxitjen e Shteteve të Bashkuara drejt prodhimit të biokarburanteve. Raporti vjen pak ditë nga takimi i G8 në Hokkaido, Japoni, ku liderët e vendeve më të fuqishme të botës do të përballen mbi këto tema.