E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti suplementar, 85 për qind e parave për ndërtimin e rrugëve

Pjesa më e madhe e parave të buxhetit suplementar do të shpenzohen për ndërtimin e rrugëve të reja. 

Burime pranë Ministrisë së Financave shprehen se gati 85 për qind e parave janë destinuar të përdoren për financimin e projekteve rrugore. Si gjithmonë rruga Durrës-Kukës do të përfitojë një pjesë të majme nga buxheti suplementar. Ndërkohë një pjesë tjetër e këtij fondi do të përdoret për ndërtimin e rrugëve turistike dhe kryesisht atyre të bregut. Sipas burimeve nga kjo ministri, këtë muaj pritet të zhvillohet edhe tenderi për ndërtimin e rrugëve rurale apo dytësore. Bëhet fjalë për 1500 kilometra rrugë dytësore, dhe fondi për ndërtimin e tyre është 420 milionë dollarë. Ndërtimi i këtyre rrugëve financohet nga Banka Botërore si dhe institucione të tjera ndërkombëtare. Fondi Shqiptar i Zhvillimit është përzgjedhur si institucioni i ngarkuar për prokurimin edhe zbatimin e këtyre projekteve, të cilat shtrihen në mbarë territorin e vendit nga qarku i Vlorës, respektivisht Saranda deri në qarkun e Kukësit, në veri të vendit. Prioritet do t'i jepet rrugëve më të rëndësishme të zonave bujqësore dhe turistike, që janë dhe dy kriteret kryesore në përzgjedhjen e rrugëve që do t'i nënshtrohen ndërtimit dhe rikonstruksionit. Kështu përparësi do t'i jepet rrugëve më të rëndësishme bujqësore dhe turistike. Në rrethet si Korça, qarku i Beratit apo qarqe të tjera, përparësi kanë pasur zonat bujqësore. Në rrethe të tjera përparësi i është dhënë zonave turistike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›