Ne fëmijët e Hitlerit, rrëfejmë krimet e baballarëve
Autori i Lajmit: A.Dralo
Ata janë fëmijët e të mallkuarit, pasardhës të monstrës më të përgjakshme të nazistëve gjermanë. Tani për herë të parë, ata kanë vendosur të flasin se si ndihen, ndërsa të afërmit e tyre janë përgjegjës për një nga krimet më të mëdha të njerëzimit. “Fëmijët e Hitlerit” është një seri dokumentarësh, të cilët fokusohen në shpirtrat e tyre të vuajtur, të cilët duken, flasin, hanë dhe marrin frymë si çdokush tjetër... e megjithatë ndihen sikur kanë lindur nga djalli. Betina Gering, 53 vjeçe, është një nga mbesat e mëdha të krahut të djathtë të Hitlerit, Herman Geringut. Ai është themeluesi i policisë sekrete të quajtur “Gestapo” dhe organizator i sulmeve Blitz që vranë mijëra njerëz në Britani. Pjesëmarrës të tjerë në dokumentar përfshijnë Monika Hertvig, 65 vjeçe, vajza e komandantit të kampit nazist të vdekjes, Amon Goeth, që luhet nga Ralph Fiennes, emri i të cilit gjendet në listën Shindlerit të fituesve të çmimeve Oscar. Monika tregon se si ndihesh të kesh lidhje gjaku me një njeri, i cili ka vrarë fëmijë për “sport” dhe që merrte një kënaqësi të veçantë kur viktimat vdisnin ngadalë dhe nën torturë. Një njeri i vuajtur është dhe Niklas Frank, 70 vjeç, djali i Hans Frankut, guvernatorit hitlerian të Polonisë së pushtuar dhe njeriu përgjegjës për programin shfarosës që vrau 6 milionë çifutë. Franku u var nga aleatët pas përfundimit të Luftës, por Niklas thotë se ai u dënua me një vdekje të gjallë, për shkak të batakut ku ishte futur një fanatik i Hitlerit që atij i kishte rënë fati për ta pasur baba. Chanoch Zeevi, drejtori izraelit i fëmijëve të Hitlerit, gjeti “ngjashmëri të mahnitshme” mes emocioneve të kryerësve të krimit dhe atyre të mbijetuarve, disa prej të cilëve takojnë fëmijët e torturuesve të tyre gjatë programit. “Kam bërë një dialog të fortë mes fëmijëve të autorëve të krimit dhe të mbijetuarve. Të dyja palët jetojnë me mendimin e përditshëm të Holokaustit dhe e kanë të pamundur të ecin përpara me jetët e tyre”, - thotë ai. “Të dyja palët më në fund vendosi të përballen me të shkuarën dh kjo u jep fuqi për të ecur përpara”. Hitleri nuk kishte fëmijë, ndërsa ata të shefit të propagandës së tij, Josef Gëbels, vdiqën me të dhe gruan e tij në të njëjtin bunker, ku Fyhreri i tyre vrau veten. Disa nga fëmijët kujtojnë se edhe janë përkëdhelur nga Hitleri, ndërsa shoqëronin prindërit e tyre në ekskursionet malore në shtëpinë e Fyhrerit në Berchtesgaden. Është dashur të vijë viti 2010 që fëmijët e udhëheqësve të lartë nazistë të dalin dhe flasin përpara kamerave për ndjenjat dhe dhimbjen e tyre, kthesën dhe çoroditjen, ndonjëherë e bashkuar dhe me dashuri dhe pendesë. Niklas Frank kujton se është goditur në fytyrë nga Hitleri në shtëpinë e tij të pushimit në mal dhe se është dërguar në kampet e vdekjes nga babai i tij. Ai kujton se ka parë të burgosur që torturoheshin, ndërsa babai i tij nënqeshte. Niklas thotë: "Çifutët i hipnin në një gomar të tërbuar. Gomari i rrëzonte ndërsa ata binin dhe më pas detyroheshin të ngjiteshin sërish, duke ndihmuar njëri-tjetrin. Diçka e tillë nuk u dukej aq tërheqëse sa më dukej mua. Dhe kjo pamje vazhdonte për një kohë të gjatë: ata i hipnin sërish gomarit të tërbuar, ndërsa ai ngacmohej nga nazistët për ti hedhur sërish. Më pas ne pinim kakao me ushtarët më të rëndësishëm. Vendi im nuk do të çlirohet kurrë nga kjo histori. Kjo është një nga ato histori që nuk ka përfunduar ende”. Sot Niklasi mëson të rinjtë gjermanë në ish-Gjermaninë Lindore që të mos përfshihen në grupet neonaziste, të cilat shënjestrojnë fëmijët e rinj gjermanë, kryesisht ata të papunë dhe me një status të ulët social. “Unë nuk kam mundur dot asnjëherë gjatë jetës sime që ti harroj ato kujtime”, - tha ai. “Unë jetoj me turpin e thellë të asaj që babai im ka bërë”. Betina Gering tani jeton në Santa Fe, Nju-Meksiko, ku ajo merret me mjekësi popullore. Ajo tregon se si vëllai i saj dhe vetë ajo ishin sterilizuar vullnetarisht: “Vendosa ta bëj këtë në moshën 30-vjeçare, sepse i druhesha lindjes së një mostre tjetër. Në pamje të parë unë dukem si ai, nga sytë, mollëzat, profili. Më shumë i ngjaj atij se sa vajzës së Geringut”. Betina tha se babai i saj, Heinz, ishte adoptuar nga xhaxhai i saj, pasi babai i tij kishte vdekur. Heinz u bë një pilot luftarak i Luftvaffes. Ai u qëllua nga sovjetikët dhe u kthye nga robëria më 1952 nga zbuloi se dy vëllezërit e tij kishin vrarë veten për shkak të turpit, ndërsa pasuria e familjes ishte shkatërruar. Herman Geringu u dënua me vdekje në gjyqet e Nurembergut më 1946, por edhe ai kreu vetëvrasje, duke pirë një pilulë helmi një natë përpara ekzekutimit të tij. Babai i Betinës, i cili vdiq më 1981, nuk foli kurrë për Holokaustin. "Gjyshja ime e adhuronte atë”, - thotë Betina. “Si kreu i Kryqit të Kuq në Gjermaninë Naziste, ajo ishte shoqëruar me liderët kryesorë nazistë dhe kishte shumë foto të saj me Hitlerin. “Ndërsa shihnim ndonjë dokumentar së bashku me gjyshen për Holokaustin, ajo do të bërtiste. Janë të gjitha gënjeshtra, kjo gjë nuk ka ndodhur. E vërteta më e hidhur është se unë e kam admiruar Geringun. Jam e shokuar nga kjo gjë. Monika Hertvig thotë se nuk është në gjendje të pranojë asgjë nga krimet e babait të saj. Si komandant i nënkampit të Aushvicit, kampit të Plaszov, ai u var më 1946 për vrasjen e dhjetëra, mijëra njerëzve, 500 prej të cilëve i kishte vrarë me duart e tij. “Atij i pëlqente të qëllonte gra me fëmijë në krah që prej ballkonit të shtëpisë së tij, për të parë nëse do të ishte në gjendje që, me një plumb ti vriste të dy”, - thotë Monika. “Më kujtohet gjithnjë takimi me një burrë në vitin 1958. Ai ishte pjatalarës në një bar dhe, ndërsa kishte përveshur mëngët, vura re numrin serial në krah. Ai kishte qenë në kamp. Më tha se kishte qenë në Krakov. Babai im ka drejtuar një kamp atje i thashë. Ngriu menjëherë në vend. Babai yt është Amon Goeth më pyeti? I buzëqesha dhe i thashë se isha e lumtur që gjeta një person, i cili mund të më rrëfente krimet e tij. Katrin Himler, 43 vjeçe, është mbesa e madhe e Heinrih Himlerit – komandantit të forcave naziste SS, numri dy pas Hitlerit dhe personi që ishte ngarkuar me programin e shfarosjes. Ajo është martuar me një çifut dhe premton se një ditë do të tia tregojë historinë djalit të saj. “Unë smendoj se kam trashëguar mizorinë e tij”, - thotë ajo. “Por unë jetoj me emrin e tij.
Ky lajm është publikuar: 24/02/2010