Çfarë po i shkrin Himalajet?
Autori i Lajmit: Redaksia
Një muaj më parë, Paneli Ndërqeveritar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike bëri një gabim. Raporti i fundit i OKBNN-së i përfunduar në vitin 2007, ka parashikuar që deri në vitin 2035, për shkak të vlerave aktuale të ngrohjes globale, akujt e Himalajeve “ka shumë të ngjarë” që të shkrijnë. Kjo datë nuk ishte parashikuar thjesht nga një gazetë periodike shkencore, por ishte studim i OKB-së. Në një revistë të njohur shkencore, “Neë Scientist”, në një artikull të një dekade më parë, glaciologjisti indian Syed Iqbal Hasnain tha se ai kishte vënë re një gabim me shifrat dhe i kishte shkruar revistës që ti korrigjonte në numrat në vazhdim. Por se si OKBNN-ja mund të marrë për bazë në studimin e saj një artikull shtypi, mbetet ende një mister. Por edhe pse ka shumë mosmarrëveshje për sasinë e akujve që po shkrin sot nga këto male, që shpesh quhen dhe “rajoni i tretë polar”, glaciologjistët përpiqen të bien dakord të paktën në faktin se ato po shkrijnë dhe ky është një problem afatgjatë. Më shumë se një miliard njerëz në Azi varen nga shkrirja e këtyre akujve, (furnizmi me ujë në qytet). Nëse akujt do të zhdukeshin, thatësira do të vinte në rrezik furnizimin e rajonit me ujë. Tani, një studim i ri i shkencëtarit të Laboratorit Kombëtar, Laurence Berkeley, i cili është një institut i NASA-s për studimet hapësinore, ka zbuluar përgjegjëset e vërteta të shkrirjes së akujve të Himalajeve. Ato janë substancat karbonike me një përqendrim të madh dioksidi karboni. Por studiuesit thonë se nuk është përqendrimi i madh i dioksidit të karbonit ai që po shkrin Himalajet, por karboni i zi që çlirohet nga drutë e zjarrit dhe fabrikat që punojnë me qymyrgur në Indi. Këta dy faktorë e shkrijnë akullin në dy mënyra. Pasi fluturojnë në ajër, ata absorbojnë dritën e diellit dhe lëshojnë nxehtësi në atmosferën përreth. Ajri i ngrohtë shkrin akujt dhe ndryshon shpejtësinë e precipitimit. Në të vërtetë, stacionet meteorologjike në të gjithë Indinë kanë vënë re një ulje të lehtë të dritës së diellit që ka arritur deri në 0.5 vat për metër katror për vitet nga 1964-1990. Pas vitit 1990, kjo shifër ra në 1.1 vat për metër katror çdo vit. Nga vitet 1990 dhe 2000, çlirimi i karbonit të zi nga India është rritur me 46 për qind, thonë autorët. Ai u rrit dhe me 51 për qind në dekadën e shkuar. Studiuesit propozojnë se dhe rritja e reshjeve të borës në shumë rajone është shkaktuar nga karboni i zi. Por lajmi i mirë është se ndërsa CO2 qëndron në atmosferë, karboni i zi qëndron aty për një kohë më të shkurtër. Kështu që, nëse shkrirja e akujve të Himalajeve, e vëzhguar në dekadat e fundit, vjen jo për shkak të rritjes së nivelit të dioksidit të karbonit në atmosferë, por ndotjes, atëherë ai mund të kontrollohet edhe më lehtë, thjesht duke djegur qymyrgur dhe biomasë të pastër. Se sa lehtë kjo mund të arrihet, është një tjetër histori.
Parashikimi i OKB
Kur para tri vitesh Paneli ndërshtetëror për ndryshimet klimatike (IPÇ) ka publikuar raportin e tij klimatik (AR4), njëra prej parashikimeve më dramatike kishte të bënte me Himalajet. Në të vërtetë, IPÇ, organizatë e respektuar e OKB-së, e cila përfshin 3000 klimatologë dhe është fituese e Çmimit Nobel për paqe në vitin 2007, në raportin e saj kishte parashikuar se deri në vitin 2035 do të shkrihet akulli në Himalaje. Mirëpo, ky parashikim bazohej në spekulime, e jo në hulumtime serioze shkencore, ka pranuar këto ditë IPÇ. Spekulimin për Himalajet pa akull deri në vitin 2035, i pari e ka nxjerrë, para 11 vitesh, shkencëtari indian Syed Hasnain. Ai pastaj në vitin 2005 është shfaqur në raportin e organizatës joqeveritare Fondi botëror për mbrojtjen e natyrës (ËËF) dhe dy vite më vonë në raportin e IPÇ-së AR4. Por, në dhjetorin e vitit të kaluar katër glaciologë prijës botërorë kanë thënë se shkrirja totale e akullit në Himalaje deri në vitin 2035 fizikisht është e pamundshme dhe ka pasur skandali. Vetë Syed Hasnaini ka pranuar se spekulimin e ka nxjerrë pa kurrfarë vërtetimi të fortë shkencor, kështu që IPÇ e ka pranuar gabimin. Është ky skandali i dytë që po e godet IPÇ-në në dy muajt e fundit. Të përkujtojmë, në fillim të vitit 2009 në opinion është shfaqur korrespodenca me e-maile e shkencëtarëve të Universitetit East Anglia, në të cilën shprehen dyshime se ngrohja globale është shkaktuar nga aktiviteti njerëzor.
Ky lajm është publikuar: 24/02/2010