Shqipëria, e para për turistët...
Autori i Lajmit: Redaksia
Ofertat e shoqërive më të mëdha turistike, në një analizë të së përditshmes “La Repubblica” përcaktojnë Shqipërinë si adresa turistike më e favorshme për turistët evropianë, gjatë 2010-s. Pasuria historike dhe arkeologjike si dhe çmimet e favorshme përcaktohen si pikat e forta të ofertës së Shqipërisë. Ky lajm u konfirmua më së miri në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Milano të Italisë (18-21 shkurt, 2010), ku Shqipëria u përvijua të ishte një nga vendet me atraksionin më të lartë turistik.
Promovimi i vendit tonë në panairet ndërkombëtare, ka zgjuar edhe më shumë interesin e evropianëve për të njohur bukuritë që ofron Shqipëria: det akoma i paprekur, dëshmi kulturore me rëndësi, vende arkeologjike, interesant si ai Durrësit dhe Butrintit, por edhe një klimë sociale që fton mikpritjen tipike mesdhetare.
Turizmi bregdetar
Përkatësisht turizmi pranë detit i përqendruar në perëndim të vendit dhe veçanërisht në Velipojë, Shën Gjin, Durrës, Vlorë, Rivierë dhe Sarandë, Ksamili është mese i frekuentuar. Këto qytete ofrojnë dhe një numër të madh shërbimesh, hotele dhe restorante, duke tërhequr vitet e fundit vëmendjen e turistëve të huaja.
Turizmi i parqeve turistike
Vendet historike si, Apolonia (Fier) dhe Butrinti (Sarandë), kane rritur ndjeshëm grupet e huaja turistike, dhe ato vendase të organizuara nga shkollat dhe universitetet shqiptare dhe ato në Kosovë e Maqedoni. Rritja e interesit ka ardhur si rrjedhojë e një reklamimi më të dendur në mediat shqiptare dhe ato ndërkombëtare të kulturës, traditave dhe historisë së vendit tonë, veçanërisht nga ana e Ministrisë së Turizmit të Shqipërisë.
Ky lajm është publikuar: 24/02/2010