Raporteri i KE: Zgjidhja vetëm nga politika shqiptare
Autori i Lajmit: Redaksia
Parlamentarët e Këshillit të Evropës shpresojnë në zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri edhe pse jo menjëherë dhe thonë se hapi i parë duhet të jetë kthimi i Parlamentit në funksion të plotë. Bashkëraporteri për Shqipërinë, deputeti konservator britanik David Uilshire tha në një intervistë për BBC-në se ai ende priste të kishte vështirësi në zgjidhjen e krizës, por se ata ishin të gatshëm të ndihmonin në kapërcimin e problemeve.
A jeni optimist se do të ketë një zgjidhje të krizës së shpejti?
Kam një optimizëm të arsyeshëm se ne do ti shohim ata që të ndërmarrin hapin e parë, apo ndoshta dy-tre hapat e parë, drejt një zgjidhjeje të plotë, por nuk pres një zgjidhje të plotë që nesër në mëngjes.
A mendoni ju se me propozimet që keni bërë juve partitë do të mund të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre? Le tju kujtoj se partia e opozitës thotë se ajo mund të kthehet në parlament, por se ata duan një hetim të plotë të zgjedhjeve...
Le të shohim se çfarë do të ndodhë. Hapi i parë duhet të jetë që opozita të kthehet në Parlament dhe deri sa të ndodhë kjo nuk shkohet gjëkundi. Dhe ne presim hapin e parë që opozita të kthehet në Parlament. Nuk kam shumë dyshim se pas kësaj do të ketë vështirësi. Mendoj që ju do ta shihni se do të flisni me mua dhe kolegët e mi në Tiranë përsëri para se të kalojë shumë kohë.
A e konsideroni ju veten si garantues të mundshëm të një zgjidhjeje të krizës?
Jo. Të jashtmit mund të ndihmojnë që të ketë lëvizje. Për ndryshimet, marrëveshjen dhe zbatimin e saj, garancitë duhet të vijnë nga brenda Shqipërisë duke krijuar besim midis partive politike. Nëse kjo nuk ndodh, ne nga jashtë nuk mund të bëjmë gjë, por ne jemi të gatshëm që të ofrojmë ndihmë çdo herë.
Opozita shpreh dyshimin se nëse ajo shkon në Parlament, mund të mos marrë atë që kërkon. A ju ka kërkuar opozita që ta garantoni se qeveria do tu përmbahet premtimeve?
Opozita nuk na kërkoi të garantonim asgjë. Askush nuk na kërkoi të jepnim garanci për asgjë. Kjo, sepse po të më ishte kërkuar nëse mund të garantoja diçka, përgjigja ime e thjeshtë do të kishte qenë "jo, nuk mundem!". Unë jam një i huaj në vendin e dikujt tjetër. Të vetmit që mund të japin garanci janë shqiptarët.
A jeni të inkurajuar nga sa keni dëgjuar gjatë ditëve të fundit nga politikanët shqiptarë?
Mendoj se po. Nëse do të kisha ardhur këtu me mendimin për të gjetur një zgjidhje të plotë brenda një vizite, atëherë do të isha zhgënjyer. Por unë nuk u nisa për në Shqipëri me atë mendim. Unë erdha këtu për të parë nëse ne mund të ndihmonim që partitë politike shqiptare do të hidhnin hapin e parë drejt një zgjidhjeje të plotë. Dhe shpresoj se, sikur këtë bisedë ta zhvillonim pas një jave, unë do të kisha qenë në gjendja tju tregoja për hapat e hedhur. Por, sigurisht, që për gjetjen e një zgjidhjeje të plotë do të duhet kohë e gjatë.
Duke pasur parasysh kërkesat e opozitës dhe premtimet e Qeverisë, cila mendoni se do të jetë zgjidhja e krizës? A do të hyjë opozita në Parlament dhe parlamenti do të kryejë një hetim për zgjedhjet?
Ndonjëherë më pëlqen të besoj në zgjuarsinë time, por nuk jam aq i zgjuar sa të parashikoj të ardhmen. Nuk e di se kur do të kemi një përgjigje. Ne duhet të hedhim disa hapa, por fatkeqësisht forma e zgjidhjes nuk është në dorën time. Dua tju them se shpresoj që zgjidhja e plotë, e çfarëdo forme të jetë, të çojë drejt funksionimit të mirë të demokracisë në Shqipëri.
Ky lajm është publikuar: 24/02/2010