OKB, siguria e Mehmet Shehut, blindohet Nju-Jorku
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Nju-Jork, 17 shtator 1960 - Sekretari i Partisë Komuniste të Kubës, Fidel Kastro, është vlerësuar si shqetësimi potencial më i madh për sigurinë e mbledhjes së udhëheqësve botërorë në selinë e Kombeve të Bashkuara javën e ardhshme në Nju-Jork, madje duke sjellë shqetësime edhe më të mëdha se Sekretari i Partisë Komuniste Sovjetike, Nikita S. Hrushov. “Kubanët, sovjetikët dhe të gjitha delegacionet e tjera janë njoftuar ti lënë armët e tyre të zjarrit në shtëpi”, - tha Departamenti Amerikan i Shtetit në një prononcim ditën e djeshme. Madje, autoritetet amerikane deklaruan gjithashtu se nuk do të lejohen as truprojat e huaja. Ndërsa afrohet ora e mbërritjeve të para në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, (Kastro vjen të dielën), Shteti Federal dhe autoritetet lokale kanë shtuar përpjekjet për marrjen e masave të sigurisë, duke vendosur dhe një precedent në historinë e Kombeve të Bashkuara. Pavarësisht masave paraprake të paprecedenta, zyrtarët e sigurisë nuk mund ta mbajnë të fshehtë shqetësimin e tyre për rreth 15 deri 20 krerë të rëndësishëm shtetesh shumë të diskutueshëm, në një kohë kur tensionet ndërkombëtare kanë arritur pikën maksimale.
Kastro i paparashikueshëm
“Kryeministri kuban, Fidel Kastro, duke qenë se është dhe “personi më i paparashikueshëm se të tjerët, mund të jetë problemi më i madh nga të gjithë udhëheqësit e tjerë”, - tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit. “Për shkak të kësaj, truprojat e tij pritet të jenë më aktive se sa profesionistët e Hrushovit. Por problemi i sigurisë do të varet direkt nga ajo se çfarë do të bëjnë udhëheqësit”, - shtoi më tej zyrtari amerikan. Kastro, ndërsa do të lëvizë në pjesë të ndryshme të Harlemit, zonë rezidenciale ku jetojnë shumë rezidentë kubanë, përfshirë dhe refugjatët e vetë regjimit të tij, mund të jetë dhembja e parë e kokës për autoritetet e sigurisë. Por jo më pak vëmendje do të kenë dhe udhëheqësit e Republikës Arabe të Bashkuar, Gamal Abdel Naseri, apo udhëheqësi komunist hungarez, Janosh Kadar, apo ai jugosllav, Josif Broz Tito. Këta udhëheqës, në varësi të lëvizjeve të tyre, mund të shndërrohen në objekte të mundshme sulmi në varësi të vendeve që banohen kryesisht nga pakica. Kufizimet që i janë vënë Hrushovit, Kastros, Kadarit dhe kryeministrit shqiptar, Mehmet Shehu, në ishullin e Manhatanit, tashmë janë shndërruar në një çështje ndërkombëtare. “Ato lindën në zyrën e Sigurisë dhe Çështjeve Konsullore të Departamentit të Shtetit”, - tha ditën e djeshme kategorikisht një zyrtar i Departamentit. “Rekomandimet, - tha ai, - i ishin dërguar më pas nga drejtori i Zyrës, Xhon V. Hanes Junior, nëpunësve politikë të Departamentit, ku ato dhe u miratuan”.
Katër rreziqet më të mëdha
“Pa këto kufizime, - tha zyrtari, - Shtetet e Bashkuara nuk do të mund do tia dilnin dot të ti bënin ballë detyrimeve të sigurisë”. Duke u këshilluar me zyrtarët e policisë së Nju-Jorkut, ishte rënë dakord se këta katër udhëheqës (Hrushov, Kastro, Kadar dhe Shehu) përbënin dhe rrezikun më të madh për sigurinë. Duke i kufizuar ata të mos shkonin në ishullin e Manhatanit, “për shkak të sigurisë së tyre”, - tha zyrtari, - do të bëhej e mundur shpërndarja e forcave të sigurisë në të gjithë perimetrin e zonës së verdhë. Zyrtarët e pranojnë se kjo lëvizje është transformuar në një propagandë kundër Shteteve të Bashkuara, por ata thonë se kjo ishte e paevitueshme. Një burim i Departamentit të Shtetit tha se kur agjentët e sigurisë së Hrushovit ishin informuar për kufizimet e lëvizjeve të tij, ata nuk kishin kundërshtuar. Përkundrazi, ata i kishin miratuar ato, duke qenë se do u lehtësonte një pjesë të rëndësishme të punës së sigurisë në terren. Kur një zyrtar i Departamentit u pyet se çfarë do të bënte ai nëse Hrushovi do të vendoste të mos i përfillte masat e kufizimit të lëvizjes tij, ai u përgjigj se kjo “nuk kishte mundësi që të ndodhte”. Por ai tha se, nëse kjo do të ndodhte, ata do të përpiqeshin “me mirësjellje dhe maturi” ta bindnin për të kundërtën. Nëse do të jetë e nevojshme, agjentët e sigurisë do të ndalojnë dhe makinën e Hrushovit, tha një zyrtar tjetër, - por me siguri, “askush nuk do të tentojë ti shtrijë duart drejt Sekretarit të Parë të PKBS-së”. Zyrtarët thanë se është e mundur që pavarësisht kufizimeve të lëvizjes, nëse Hrushovi do të kërkojë të bëjë një vizitë në selinë e misionit sovjetik në Glen Cove të Long Island, ajo mund të lejohej. E vërteta është se zyrtarët mendojnë që udhëheqësi rus do të preferojë më shumë tu bindet kufizimeve të sigurisë, sesa do të kërkonte dëfrimin. Departamenti i Policisë i qytetit të Nju-Jorkut, i cili përbëhet nga 23.596 oficerë policie dhe pritet të mbajë peshën kryesore të sigurisë së konferencës, bëri të ditur se 8.000 nga këta trupa do ti angazhojë vetëm me pritjen e Hrushovit ditën e hënë. Ky numër pothuajse është dyfishuar po të krahasohet me numrin e forcave që u vendosën në dispozicion të ruajtjes së tij, ndërsa ndodhej i ftuar në SHBA nga presidenti Duajt Ajzenauer vitin e shkuar. Vetë zyra e sigurisë së Departamentit të Shtetit, me një grup normal sigurie prej 6-8 personeli mbrojtës, e ka çuar numrin e tyre në 30. Agjentëve federalë, përfshirë dhe doganierët, por dhe nëpunësit civilë të emigracionit, u është ngarkuar një detyrë e posaçme për të kontrolluar imtësisht anijen sovjetike “Baltika” pas mbërritjes në port dhe të drejtojë operacionet e kontrollit të sigurisë për armë zjarri apo çfarëdolloj arme tjetër të delegacioneve të tjera.
Ky lajm është publikuar: 24/02/2010