Në fillimet e botës
Gjatë kohëve të shkollës, nuk më pëlqente as historia dhe as besimi fetar. Profesori im përballej me të gjitha lëndët me të njëjtën rreptësi viktoriane: "Nuk ka histori, nuk ka as përralla. Fakte djema, fakte". Por, pas radhës së mërzitshme të të dhënave dhe emrave, fshiheshin histori personazhesh të vërtetë, që vinin nga vende të vërteta. Grekët e quanin Turqinë juglindore "toka mes dy lumenjve", pra Tigrit dhe Eufratit. Është pikërisht në këtë rajon ku lindi Mesopotamia dhe këtu filloi historia e njerëzimit. Në pesë ditë kam përshkruar 13 vjet të historisë: pushtimet, zaptimet dhe traktatet mes kurrikëve dhe ititëve, sirianëve dhe armenëve, shiitëve dhe kaldeasve, për të përmendur vetëm disa nga popujt që banonin në këtë rajon, shumë më parë se sa të shfaqeshin grekët, romakët, bizantinët, kryqëzatat, otomanët, turqit dhe kurdët. Paraardhësit e tyre vazhdonin të jetonin në këto toka. Janë arabët me lëkurën e errët dhe mjekrën e gjatë, si dhe të tjerët, të rruar e me pamje të zbehtë. Ose aziatikët me mollëzat e faqeve të dala dhe hundët e drejta si ato të gdhendura në relieve titite. Edhe veshjet e ushqimi nuk kanë ndryshuar shumë. Tregu në të cilin shkoj për të blerë çaj, u shkel nga mbretërit magjistarë. Profesori im do të kishte thënë që në Mesopotaminë e lashtë historia merr frymë, ka aromë, ushqehet, qesh dhe jeton çdo ditë. Ajo që të habit, përveç bukurisë së këtyre vendeve, është mirësjellja që u rezervohet të huajve.
Dhi në aeroport
Sapo mbërrij në Diarbakir, gjëja e parë që shoh është një dhi që ushqehet në lëndinën e aeroportit. Muret e qytetit janë të zeza, të ngritura në kohën e romakëve, ndër më antiket pas murit kinez. Në Diarbakir mund të hash një mëngjes të jashtëzakonshëm në një han të shekullit XV. Kohë më parë mirëpriste rreth 500 kuaj, ndërsa sot u ofron shërbime turistëve që vizitojnë xhaminë e madhe Ulu, e ndërtuar në vitin 639 pas Krishtit, mbi rrënojat e kishës ku Shën Tomasi predikoi evangjelizmin.
Kaq shumë histori dhe është ende mëngjes. Vazhdoj udhëtimin tim drejt lindjes. Pas të ngrohtit të Diarbakirit, rruga për në Batman rrihet nga një erë e lehtë, e këndshme. Topografia e Turqisë është jashtëzakonisht e pasur, sidomos këtu në juglindje. Në çdo cep skenari ndryshon: preritë me grurë degradojnë në skërka të rrëpirëta gëlqereje që drejtohen për nga gropat neolitike; male të zhveshur ia lënë vendin pyjeve të bushit; shkëmbinjtë e humbur transformohen në preri të mbuluara nga tumza e egër. Rrugët përshkohen nga makina të vjetra, dhi dhe dele të fshatrave rrotull, si dhe nga autobusë të mbushur me pelegrinë iranianë që drejtohen për nga varri i Aliut, nipit të profetit.
Hyjnorja dhe mbretërit
Në këtë rajon, i nxehti dhe mungesa e ujit janë sinonim i pushtetit. Në urën e Malabadit, binjakut më pak të njohur të Mostarit, gjendet një rudiment i shtëpisë së çajit. Ka një pamje të mrekullueshme, që sheh në drejtim të harkut më të bukur të ndërtuar ndonjëherë mes urave të gurta. Ndërtesa, një kryevepër e elegancës dhe funksionalitetit, u ndërtua në 1947-ën nga artuqidët. Në atë epokë kishte edhe dhoma në të cilat mikpriteshin udhëtarët. Mbi shpinë të shtëpisë gjendet një digë gjigande. Digat po ridizajnojnë historinë e gjithë Mesopotamisë së lashtë. Projekti "Gap", i financuar nga Bashkimi Evropian, parashikon një seri prej rreth 40 digash mbi Tigrin e Eufratin, si dhe degët e tyre. Në vështrim të parë ngjan një ide e mirë: të rrisësh fuqinë hidroelektrike me çmime të pranueshme, të vësh në punë terrene që dikur ishin të pakultivueshme dhe ta transformosh zonën në një hambar të Lindjes së Mesme. Por, për shkak të projektit "Gap", bërthama banuese romake e Zeugmas tashmë është zhdukur nga uji, edhe pse një ndërhyrje arkeologjike emergjente ka shpëtuar mozaikët më të mrekullueshëm (që tashmë po i hiqet pluhuri në muzeun Gaziantep). Zeugma buronte nga një vend shumë më antik, sekretet e së cilës tashmë janë varrosur përgjithmonë. Shumë shpejt ky fat do të jetë edhe për Hasankeif. Ujërat e Tigrit do të mbulojnë qytetin antik dhe punimet për ndërtimin e digës do të fillojnë vitin tjetër. Uji do të mbulojë edhe minaret më të larta.
Popullsia e Midiatit, në rrëzë të kufirit me Irakun, është një shumicë e krishterë jakobite. Banorët e saj janë artizanë të punimit të fijeve të arit që nga shekulli III pas Krishtit. Jashtë Midiatit gjendet Mor Gabrieli, një manastir i ndërtuar në 297-ën, ndoshta më i vjetri në botë. Në këtë zonë gjendet edhe manastiri i Dejrulzafaranit. Pasi ka mbijetuar për qindra vite në një temperaturë prej 46 Gradësh, në portën e Dejrulzafaranit takoj mitropolitin që ka veshur një tunikë të kuqe dhe një qafore të zezë. Ka jetuar 65 vjet nga 70 vite jetë brenda manastirit dhe nuk flet as turqisht e as anglisht. Kisha jakobite përdor aramaiken, gjuhën e folur nga Krishti. Në rrugët e Midiatit dhe në afërsi të Mardinit është e lehtë të dëgjosh edhe gjuhën kurde, turke ose arabishte. Burri më tregon kupolën ku do të varroset si paraardhësit e tij. Plantacionet e kikirikëve ia lënë vendin shkretëtirës argjilore dhe kodrave. Në këmbët e tyre gjallëron qyteti Mardin. Nga rrugët e tij të çrregullta mund të admirohen fushat me pluhur sirian. Në ajër, tingulli i gjuhëve antike përzihet me aromën e mishit të qengjit në hell: qebapi i Mardinit ka një shije biblike, që serviret në pite; buka tipike armene, ngjyrë lajthie. Në Rido, një lokal i ndërtuar nga rrënojat e mureve të qytetit, shijoj qebapin me një sallatë qepësh, majdanozi dhe kajmaku. Imagjinoj që edhe Jezusi e ka ngrënë këtë pjatë, gjithmonë nëse nuk ka qenë vegjetarian.
Mardini është një vend i mrekullueshëm, ku mund të humbasësh. Rrugët, të shpërndara mes konstruksionesh të rrëmujshme, janë pak më të gjera sesa një mushkë dhe ngarkesa e saj. Fabrikuesit e sitave, prodhuesit e sapunit, artizanët e bakrit, djegësit e gëlqeres ushtrojnë zanatet e tyre antike me një ritëm krejtësisht jashtë kohës. Të moshuarit tregojnë histori përpara dyqaneve të vjetra. Mbi gurë janë regjistruar imazhe të hyjnores dhe mbretërisë, ndryshe nga njerëzit e pasur dhe virtuozë. Ka edhe një përfaqësim të stilizuar të logos së "Pepsi"-t. Mos vallë markat janë shndërruar në hyjnitë e reja?
Mbretërit antikë ishin shitës të aftë të vetes së tyre: marrim Mbretin Antioko të Komagjienës, në shekullin I para Krishtit. Ai shfaqet në basorelieve gjigande, ndërsa shtrëngon dorën si i barabartë me Herkulin. Por kryevepra e Antiokut në artin e të shiturit të vetes gjendet në malin Nemrut (ose Nimrod), një mal i dukshëm dhe jo mikpritës. Në orën tre të mëngjesit zvarritem deri në 2200 metra me një grup turistësh. Dritat e para të mëngjesit përshfaqin një panteon hyjnish, mes të cilëve: Luani, Shqiponja, Herkuli dhe plaku Antioko, me vështrimin e drejtuar nga peizazhi sensacional që shtrihet përtej. Kokat, të larta dy metra, janë zhvendosur në terren për shkak të tërmeteve të shumtë.
Legjenda (këtë herë pa fakte) tregon që Nimrodi, qejfmbetur për vendimin e së bijës, për të përqafuar monodeizmin e Abramit, ka hedhur paraardhësin tonë në zjarr. Por, në momentin që artet e tij prekën tokën, u shfaq uji dhe artet u transformuan në peshq. Sot, në liqenin Abramo, në Urfa, gjendet peshku krap. Atmosfera në qytetin e vjetër është e njëjtë me atë të një parku argëtimesh.
Pelegrinët hyjnë dhe dalin nga pazari, shëtisin përgjatë bregut të liqenit, mes xhamive, kishave dhe kopshteve rrotull, përpara se sa të gjenden në vendin ku lindi Abrami. Urfa (e shndërruar më pas në Edesa) është vendi ku Jezusi i dërgoi Abgarit, Mbretit vuajtës të Osrenes, imazhin e tij: një tjetër shembull i aftësisë së artit për të shitur veten.
Kleopatra dhe bakllavaja
Harrani ishte qyteti ku iu kërkua Mojsiut bastuni i tij. Është pikërisht këtu ku Kanani, nipi i Noes, ndërtoi qytetin e pas përmbytjes. Meditoi mbi ironinë e Haranit dhe Hasankiefit, admiroi universitetin e parë islamik dhe shtëpitë e ndërtuara me tulla balte. Një arab me sy të kaltër më fton të hy në një shtëpi të bukur. Motra e tij më ofron një kafe të fortë turke dhe kërkon të më shesë disa "sende antike". Ngrihem për të ikur. "Pse kaq shumë nxitim?", thotë. "Jetojmë këtu që prej 9 mijë vjetësh". Në mijëvjeçarë nuk janë asgjë nëse krahasohen me moshën e tempullit neolitik të Gobekli Tepe. Gërmimet e arritshme përmes një mendimi të shkëputur janë në majën e një kodre, në mes të një fushe gruri. Në këtë zonë të Turqisë janë zbuluar 400 varre, por deri tani ka pasur kohë për të zhvarrosur vetëm 23 prej tyre. Gobekli Tepe na ndihmon për të shkruar historinë. Ky tempull neolitik, më antiku i zbuluar ndonjëherë, shkon deri në rreth 12 mijë vjet më parë. Gjuetarët mblidheshin këtu për të ushtruar kultin. Cilësia e veprave morale të artit dhe aftësia e artistike e shprehjes në basorelieve të lënë pa frymë. Ka një banjo turke, një sallë për lindje të shenjta, imazhe të mahnitshme të kafshëve të stilizuara dhe një parafabrikat ku një arkeolog gjerman jeton 6 muaj të vitit. Për fat të mirë nuk ka guida dhe as shërbime për turistët. Përmes një brezi kodrinor admiroj elegancën stilistike të pararendësve tanë.
Udhëtimi im përfundon në Gaziantep, në rrëzë të kufirit sirian, ku Mesopotamia takon rajonin e Mesdheut. Antiokia (sot quhet Hatai) është qyteti i lindjes së Shën Palit, vend në të cilin u takua Antoni me Kleopatrën. Por mendja njerëzore nuk është e aftë të thithë kaq shumë histori, ndaj preferoj të gjej "strehë" në një pjatë me bakllava. Ndërsa shijoj ëmbëlsirën, mendoj se nëse historia na ka mësuar diçka, është ajo që "historia nuk është thjesht një regjistrim i së kaluarës, por një version i saj". Historianët tentojnë që të na bëjnë të jetojmë historitë e tyre, por Mesopotamia e lashtë jeton që prej të paktën 12500 vjetësh, ose ndryshe 4562500 ditësh. Dhe ky është fakt.