E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne flasim të gjithë dhe dëgjohet ai që bërtet më shumë

Ne shqiptaret kemi shume probleme me komunikimin. Është prishur edhe ajo tradite e mire, që kishin të paret tane, që flisnin me radhe dhe degjonin të gjithe. Tani flasim të gjithe dhe degjohet ai që bertet. Pra, ne bisedojme duke bertitur. Ne bertasim dhe prape jo gjithmone degjojme. Ky është njeri nga problemet tona.

I dyti problem që une mendoj është në komunikim tone: ne flasim me kompetence për gjerat që i dime me pak.

Po u tregoj një shembull; para 2 vjetesh kthehem në Shqiperi për një dasem. Takohem me një grup shoqesh dhe dikush nga ato me pyet, se si është jeta për ty në Amerike. Nuk jam e sigurte se sa fjale (jo fjali) thashe, kur nderhyn e para për të shpjeguar si është jeta në Amerike, filloi ta plotesonte tjetra, tjetra e pastaj tjetra (te gjitha keto nuk kishin qene asnjëherë në Amerike). Une vete degjoja e degjoja si ishte Amerika. (Une atehere kisha 6 vjet në Amerike.) Një nga shoqet e mia të aferta kujtohet të ndërpresë të tjerat dhe me pyet: Po ti, do thuash ndonjë gjë?

S’kisha ndërmend të hapja ndonje seance tjeter diskutimesh. Ishte me e udhes të heshtja dhe të degjoja.

Ne nuk dime, ose nuk perdorim fjalorin e të komunikuarit normal. Dhe për këtë une bej fajtore të gjithe shoqërinë tone. Në shkollat tona, që në shkollen fillore dhe në kopshte nuk ka programe për një edukate qytetare. N themi: kjo gjë është kështu e kështu… Në vend që të themi: Unë mendoj… Ne nuk bisedojme, ne vendosim që në fillim që gjerat jane si i themi ne. Ne na mungon respekti për opinionin e të tjereve. E thënë troç, ne JEMI TË PA QYTETERUAR.

Une provova të degjoja emisionin e drejtuar nga B.Fejziu. Ishte e pamundur të degjohej debati që benin ministrat. Ishin skena nga me të shëmtuarat që kam patur rastin të ndjek në keto vite larg Shqipërisë. Është vërtetë turp, sikur edhe fëmijët të komunikojnë keshtu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›