Duket, këta tanët janë tek gozhda dhe tek patkoi akoma
Vetëm proteste e bashkuar nuk m’u duk ajo e së premtes. “Te rinjte” e të dy partive në fillim u zune për flamujte, pastaj therriten për liderat e tyre, kush do të jetonte me shume. Me pas njeri i ra patkoit - dhe trgonte çekiçin, ndersa tjetri i ra gozhdes - e tregonte me gishtin tregues zyren e Kryeministrit, pra kur u ndane u kenaqen se folen si deshen vete. Njeri foli me dite e tjetri në muzg.
Protesta e mases ndaj shperthimit të Gerdecit, ishte sporadike, sepse ka një koshience revolte ndaj asaj që quhet e keqe. Si qytetar mbështes protestën, por ta them sinqerisht, nuk më pëlqejnë disa nga fytyrat e vjetra e të mbaruara të ish-pozitës që tani rreshtohen në rreshtin e parë të opozitës.
Këta jane të perzier vetë me krimin dhe trafiqet. Pra ndihen rehat dhe kërkojnë një statuquo. Problemin e kane veçse me opinionin i cili është një shkalle me lart se to. Ajo edhe është kompliciteti që kerkon zgjidhje dhe nuk po i jepet drejtim akoma, mesa duket.
Thuhet që politikanet dallojnë prej njerezve të thjeshte sepse jane me vizionare, pra shohin me perpara se ata. Duket keta tanet jane tek gozhda dhe tek patkoi akoma. Sa ta zgjidhin ne do të merremi me njeri-tjetrin, tek kjo rubrikë e letrave të lexuesve.