Në fushë 26 tituj, ja pse Tirana ka një avantazhShtatë futbollistë kryesorë bardheblu kanë dhjetra tituj në karrierë. Eksperienca e tyre mund të jetë vendimtare

Tirana-Vllaznia, një ndeshje ku përballë do të jenë lojtarët më të titulluar me trofe dhe tituj kampion në futbollin shqiptar. Tirana ka në përbërje lojtarët më të titulluar dhe kjo konvertohet në një lloj avantazhi për faktin e thjeshtë se e parë nga larg mendohet që bardheblutë kanë në përbërje futbollistë me më shumë eksperiencë e që mund të përballojnë presionin që kushtëzon një finale.
Nallbani – Portieri Blendi Nallbani, 38 vjeçar ka fituar me Tiranën 7 herë titullin kampion.
Dabulla – Qëndërmbrojtësi i Tiranës ka arritur të fitojë 5 herë titullin kampion me Tiranën dhe eksperienca e tij është një plus më shumë në repartin difensiv.
Agolli – Mesfushori i majtë i Tiranës, është një lojtar i rritur në këtë klub dhe përgjatë kohës që ka luajtur ke Tirana ka arritur të koleksionojë 4 herë titullin kampion.
Muka – Kapiteni bardheblu ka arritur të fitojë 6 herë trofeun më të rëndësishëm dhe në ndeshjen e 23 majit nëse Tirana do të fitojë do të mbajë në duar për herë të 7 këtë trofe.
Abraham – Është lojtari i huaj më i titulluar në kampionatin shqiptar pasi ka arritur të fitojë në 3 vite 3 herë rradhazi titullin kampion me 3 skuadra të ndryshme. Në sezonin 2006-2007, nigeriani ka fituar titullin me Tiranën.
Sefa – Mesfushori i talentuar ka arritur të shpallet vetëm 1 herë kampion me Tiranën dhe është një lojtar i prodhuar nga ky klub. Në krahun tjetër, disa prej lojtarëve të Vllaznisë janë shpallur kampion dy herë me kuqeblutë apo ndonjëri prej tyre edhe me Tiranës, por krahasuar me titujt e lojtarëve bardheblu, krahasimi nuk mban.
E Premte, 22 Maj 2009