E Diel, 1 Nëntor 2026

Salihi, gol e rekord personal në AustriKy ishte goli i 13-të sezonal i Salihit, që thyen njëherësh edhe “rekordin” e sezonit të kaluar ku realizoi 12 gola.

Hamdi Salihi është shndërruar në një “real killer” në kampionatin austriak. Bomberi shkodran shënoi golin e fitores 2-1 (90’)të SV Ried kundër Austria Kartnen.

Ky ishte goli i 13-të sezonal i Salihit, që thyen njëherësh edhe “rekordin” e sezonit të kaluar ku realizoi 12 gola.

Ky ishte goli i katërt i Salihit në tri ndeshjet e fundit.

Salihi barazoi spanjollin Naço në garën brenda ekipit, edhe ky në kuotën e 13 golave këtë sezon, por Naço i ka realizuar në 30 ndeshje, ndërsa Hamdiu në 27 ndeshje.

SV Ried ndodhet në vendin e pestë me 57 pikë (Salzbugu, kampioni matematikor ka 74 pikë.

E Premte, 22 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›