E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në gjyq 16-vjeçari, vrau babain

 

TIRANE – Prokuroria dërgon për gjykim dosjen në ngarkim të 16-vjeçarit që qëlloi për vdekje me kallashnikov babain e tij. Burime zyrtare të Gjykatës së Tiranës, pohuan regjistrimin e dosjes penale në ngarkim të E. Likës. Ai do të gjykohet në dhomën penale për veprën penale të “vrasjes me dashje”. Shorti elektronik i gjykatës përzgjodhi gjyqtarin Gjin Gjoni, si kreun e trupës gjykuese. Ngjarja ndodhi në nëntor të vitit 2008 në fshatin Mal-Mner të Tiranës. I mituri qëlloi me armë automatike kallashnikov babain e tij, duke e lënë të vdekur në vend. Pas arrestimit, pak ditë më vonë i mituri pranoi autorësinë e krimit. Para uniformave blu ai pohoi se kishte qëlluar mbi të atin pasi keqtrajtohej sistematikisht prej tij.                   ar.ba 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›