Në gjyq dosja për ekzekutimin e britanikut
LEZHE - Pesë muaj pas ekzekutimit të shtetasit britanik, Eduart Krejthorne, prokuroria e Lezhës kërkon nisjen e procesit gjyqësor për autorët e krimit.
Mario Pjetrushi dhe Arlind Vukaj, dy 20-vjeçarët, shokë të anglezit që jetonte në Shëngjin me familjen e tij, do të përballen me akuzat e "vjedhjes me pasojë vdekjen" dhe "fshehje të kufomës", kryer në bashkëpunim. Së shpejti pritet të caktohet data e procesit në Gjykatën e Lezhës, ku të pranishme do të jenë dhe motra e nëna e viktimës. Krejthorn, 21 vjeç, rezultoi i zhdukur në ditët e para të shkurtit të këtij viti. Për më shumë se 1 javë, familjarët e tij që jetonin prej vitesh në Shëngjin apeluan për ndihmë, pasi sipas tyre Eduarti nuk ishte larguar nga Shqipëria. Ditë më vonë, barinj të një zone të thellë, pranë malit të Shëngjinit, zbuluan në një pus trupin e një personi, i cili rezultoi të ishte britaniku i zhdukur. Ai kishte shenja goditjeje në kokë, ndërsa i ishin rrëmbyer bizhuteritë prej floriri, duke hedhur menjëherë pistën e një grabitjeje. Dyshimet shkuan tek dy shokët shqiptarë me të cilët ai dilte zakonisht, pikërisht Arlind Vukaj dhe Marjo Pjetrushi. Policia e Lezhës pohoi atëherë se vrasja e anglezit është kryer për grabitje dhe se dy të arrestuarve u janë gjetur një orë dhe një varëse floriri të viktimës. Deklarimi në polici i të dyshuarit Arlind Vukaj, ka hedhur dritë mbi planin e paramenduar dhe "ndarjen e detyrave" mes dy djemve. Sipas policisë, qëllimi i vrasjes së britanikut ishte marrja e çelësit të shtëpisë, ku do të gjenin paratë dhe dokumentet e tij personale. r.n