E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Sigurimet, pikënisja e reformës”

"Aplikimi i një skeme të përshtatshme financimi nëpërmjet sigurimeve shëndetësore, është pikënisja e reformës në shëndetësi dhe ne po përpiqemi ta zbatojmë atë", këtë bën me dije Ministria e Shëndetësisë. 

Për këtë qëllim ky dikaster po mbështet grumbullimin e financave në një fond të vetëm. Përjashtim bën vetëm financimi i disa shërbimeve specifike të shëndetit publik që lidhen me vaksinimin, survejancën e sëmundjeve infektive, shëndetin riprodhues, higjienën, të cilat pritet të financohen nga buxheti i shtetit. Projektligji "Për fondin e sigurimit shëndetësor dhe financimin e shërbimeve shëndetësore nëpërmjet sigurimeve shëndetësore" sanksionon Fondin e Sigurimeve Shëndetësore si të vetmin person juridik-publik, i cili ofron dhe administron sigurimin e detyrueshëm social shëndetësor në Republikën e Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›