Përgjaken rrugët e Lushnjës, 4 aksidente
LUSHNJE - Dy të vdekur edhe dy të plagosur ka qenë bilanci i aksidenteve rrugore mbrëmjen e së enjtes në rrethin e Lushnjës në harkun kohor të 60 minutave.
Sipas policisë në orën 21:30 është shënuar aksidenti i parë në vendin e quajtur rreth-rrotullimi i Çermës, në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë. Shpejtësia e madhe me të cilën po drejtonte automjetin i ka marrë jetën Ramadan Alimanit, 39 vjeç, banor i Sarandës. Mësohet se në momentin që po kalonte në rreth-rrotullim, automjeti i tij, tip "Benz" ka dalë jashtë rruge, duke u përplasur me bordurën anësore të saj dhe më pas ka përfunduar i përmbysur pak metra më tej. Përplasja ka rezultuar fatale për 39-vjeçarin, i cili nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë, vetëm pak minuta më vonë në fshatin Ardenicë, në aksin rrugor Lushnjë-Fier, një tjetër automjet ka dalë nga rruga, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të dy personave. Olsi Pipa, 35 vjeç, banor i Tiranës ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij tip "BMW" dhe nga shpejtësia e madhe ka marrë përpara dy persona, tregtarë ambulantë anës rrugës. Sipas policisë dy të aksidentuarit kanë qenë Hysni Kaja, 65 vjeç dhe Andi Gazapi, 15 vjeç. Pas aksidentit ata janë dërguar me urgjencë për në spitalin e Lushnjës. Sipas bluzave të bardha, deri në orët mbrëmjes së djeshme gjendja e tyre për jetën paraqitej kritike, për shkak të plagëve të rënda që kishin marrë. Pas verifikimit të vendit të ngjarjes nga ana e uniformave blu ka rezultuar se shkak për këtë aksident ka qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të automjetit Pipa, i cili pas aksidentit është ndaluar nga blutë lushnjarë. Vetëm 20 minuta pas dy aksidenteve të para, një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Fier-Lushnje. Policia bëri të ditur se Gazmir Çobaj, nga Vlora po udhëtonte me automjetin e tij tip fuoristradë kur ka aksidentuar për vdekje një person, i cili ndodhet në morgun e qytetit të Lushnjës dhe është deri në orët e djeshme ka qenë i paidentifikuar. Sipas uniformave blu, menjëherë pas aksidentit është ndalur edhe drejtuesi Çobo. m.r
Rrëzohet furgoni me udhëtarë
KUKES - Dalja nga rruga e një furgoni me pasagjerë ka shkaktuar plagosjen e 8 vetëve dje në Grykën e Cajës, në fshatin Buzëmadhë të Kukësit. Sipas policisë një furgon që sillte pasagjerë nga Dibra për në një vend të mirë ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur 8 pasagjerët, ku më e rëndë është paraqitur gjendja e drejtuesit të automjetit Vladimir Gjabri, nga Bushtrica dhe ajo e një vajzë 17-vjeçare. j.h