E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në gusht prezantohet telefoni i ri

 

Në muajin gusht, T-Mobile fillon shitjen e telefonit të ri Google “myTouch 3 G”. Ky model do të konkurrojë modernët “iPhone 3G S” të “Apple” dhe “Palm Pre”. “MyTouch 3G” është varianti më elegant dhe më i përparuar i modelit G1, telefonit të parë me programin Android të kompanisë Google. Telefoni i ri i ngjan “iPhone” dhe ka shumë karakteristika të njëjta me të, përfshirë ekranin me prekje me të njëjta përmasa. Ky model është i pajisur me kamera 3.2 megapixel, lexues muzike dhe video, për të publikuar fotografi dhe video në faqe interneti si YouTube apo Picasa falë lidhjes wireless. Ky model mund të personalizohet me pamje dhe programe. Gjithashtu ka aftësinë të kuptojë preferencat e përdoruesit të vet dhe më pas të japë edhe rekomandime. Përdoruesit do kenë mundësi të lidhen me serverat e postës elektronike të kompanive të tyre, falë programit Android të këtij modeli. Modeli “MyTouch 3G” i T-Mobile do ofrohet për shitje me porosi nga data 8 korrik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›