E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nënshkruhet marrëveshja e kredisë

 

Në Bankën Credins u disbursua transhi i parë i kredisë prej 7 milionë EURO në kuadrin e zbatimit të Marrëveshjes Kuadër me Fondin Evropian për Evropën Juglindore – EFSE, nënshkruar më 27 maj 2009 në Novi Sad të Serbisë. Nënshkrimi i  kësaj Marrëveshjeje Kuadër dhe i marrëveshjeve individuale të Kredisë, do t’i shërbejnë zhvillimit të mëtejshëm të aktivitetit kreditues të Bankës Credins, duke u fokusuar kryesisht në bizneset mikro dhe të vogla. “Jemi shumë të kënaqur për nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje, e cila sot më tepër se kurrë dëshmon për besueshmërinë dhe reputacionin e lartë që Banka Credins gëzon mes institucioneve financiare ndërkombëtare. Nënshkrimi i kësaj Marrëveshjeje merr gjithashtu një rëndësi të veçantë, duke pasur parasysh kontekstin aktual financiar, në një kohë kur burimet e likuiditetit në tregjet ndërkombëtare financiare janë pakësuar ndjeshëm”, shprehet Monika Milo, Zv. drejtore e Përgjithshme e Bankës Credins. Banka Credins, e njohur për financimin e segmentit të biznesit të mëdh e korporatave dhe për një diversifikim të mirë të portofolit të kredisë, prej mëse dy vitesh është fokusuar në kreditimin e biznesit mikro dhe të vogël, me financime të përshtatura sipas kërkesave të tregut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›