Në janar shpallen kandidatët për kryetar dege
29/12/2008 PD në proces ristrukturimi
Partia Demokratike pritet të mbyllë procesin e shpalljes së kandidaturave për kryetarë të degëve të saj. Gjatë gjithë kësaj periudhe janë zhvilluar mbledhje të shumta në degët e PD-së në rrethe. Por, për të qenë kandidat për kryetar të një dege të PD-së nuk ka kritere të përcaktuara qartë. Në statutin e PD-së, njohur ndryshe si Kushtetuta e organizimit dhe funksionimit të kësaj force politike, nuk sanksionohen kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për të qenë kryetar të një dege. Kështu është disi në mjegull mënyra e përcaktimit se çfarë vetish apo cilësish duhet të ketë një person, sigurisht anëtar i PD-së, për të marrë në duar drejtimin e degës më të madhe e të rëndësishme, atë të Tiranës. Megjithëse ende nuk mund të flitet për një hapje zyrtare të garës për drejtues të degëve në rang qarku në partinë më të madhe të koalicionit të djathtë, procesi i propozimeve të kandidaturave apo i vetëshpalljes së tyre ka nisur. Deri më tani janë shpallur katër kandidatura: Besnik Mustafaj, Gjergj Bojaxhi, Edi Paloka dhe Lajla Përnaska janë emrat e parë që kanë dalë si kandidatë për kreun e PD-së së Tiranës. Dega e PD-së së kryeqytetit vlerësohet si vendimtare në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që do të zhvillohen vitin e ardhshëm, për nga numri i madh i deputetëve që dalin. Kandidaturat e propozuara apo të vetëshpallura i dërgohen kryesisë qendrore të PD-së, e cila më pas bën vlerësimet e saj. Pak muaj më parë PD vendosi ngritjen e 12 grupeve të punës (një për secilin qark) që do të merren me organizimin e strukturave dhe përgatitjen e tyre për zgjedhjet e ardhshme.