"Ne jemi qenie humane, kurse qeveria na shikon si shifra"
I heshtur, duart e mbledhura rreth fytyrës dhe gjithë vëmendjen e ka tek ekrani ku po jepet drejtpërdrejti seanca gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e pensioneve të policëve. Është veshur në mënyrë të rregullt dhe pa lëshuar zë pret se çfarë do të bëhet me të ardhmen e tij, pret nëse drejtësia do t‘i japë atë që i takon me ligj, siç ia kanë premtuar në momentin kur ka dalë në reformë. Megjithatë nuk ka shumë besim, pasi sipas tij për qeverinë, drejtësinë shqiptare, paga e tij suplementare, por jo vetëm e tij, por e rreth 3000 kolegëve që kanë dalë në reformë, është vetëm çështje shifrash dhe jo një problem social e jetësor. Si gjithë punonjësit e policisë që dolën në reformë, ashtu është edhe Kostaq Qylafi, i cili deri në vitin 2007 i kishte shërbyer për 23 vjet policisë me dinjitet. Por pas gjithë këtyre viteve, ai nuk ishte më i nevojshëm, ai u nxor në reformë me premtimin se për tre vjet do kujdeset shteti për të. Megjithëse vlerësimi i shtetit për këtë njeri, që jetën ia kishte kushtuar policisë, ishte jo dhe aq i madh, edhe ky premtim nuk u mbajt. Pavarësisht se ende nuk janë mbushur tre vjet që ai ka dalë në reformë, që në qershor të këtij viti, ai nuk përfiton më para nga shteti shqiptar, ashtu siç kishte nënshkruar daljen në reformë. E kjo për shkak të ligjit për pagat suplementare, që shteti shqiptar e solli me nxitim dhe fshehtas, për të cilin zyrtarë të lartë janë shprehur se është miratuar, pasi qeveria shqiptare nuk ka para. Në një intervistë të shkurtër, pasi siç shprehet edhe ai, nuk do shumë që të kuptohet gjendja e tij ekonomike, ai shpjegon sesi e ka pritur ligjin e ri për pensionet e policisë, pabesinë ndaj 3000 efektivëve me pagë kalimtare, si dhe për 2000 të tjerë, të cilët janë në pension të parakohshëm.
"Që nga viti 1984 e deri në vitin 2007, kam punuar në Policinë e Shtetit. I jam kushtuar me jetën time policisë, por nuk e prisja kurrë se gjatë një reforme mund të ngelesha pa punë thjesht se nuk kishte më vend pune, apo nuk përputhej grada me funksionin", shprehet Qylafi, duke shtuar se në të shumtën e karrierës së tij kishte punuar si agjent i Antikrimit. Ndërsa sot ai është babai i një djali 4-vjeçar, i cili nuk e di se ç‘ka hequr babai i tij në polici, e që nuk e di vlerësimin që shteti shqiptar i ka bërë atij për punën në radhët e uniformave blu. Ai nuk di asgjë, thjesht do kërkojë të ndihet krenar për profesionin e babait, i cili i ka shërbyer vendit të tij, u ka shërbyer njerëzve për qetësinë dhe rendin mes tyre. "Mirë brezi ynë, apo këta që sot janë në radhët e policisë, por pyetja lind çfarë do të bëhet me rininë? Çfarë do të bëhet me rekrutimin e të rinjve në polici? Cilat nivele do të paraqesin kandidaturat për të qenë në radhët e uniformave blu, duke parë kujdesin bastard që është ndaj punonjësve të policisë! Nuk e di se si qeveritë premtojnë herë pas here për policinë dhe deri më sot (pasi nuk mund të gjykoj të ardhmen), ende nuk po bëhet asgjë konkrete për ta. Edhe ato që i kemi po mundohen të na i heqin, ashtu siç po bëjnë edhe me ligjin për pagat kalimtare", shprehet i zhgënjyer nga sistemi kryeinspektori Qylafi.
Por, problemet sociale nuk kanë të sosur për këtë shtresë. Deri dje ata janë përballur me njerëz të ndryshëm, ku shumica e tyre kanë qenë kontingjent kriminal, ndërsa sot ata i ftojnë me ironi për të qëndruar me ta. "Ky paska qenë fati ynë e kjo ka qenë përkujdesja e shtetit tonë ndaj nesh. E tani ata nuk kanë guxim të paraqiten as në Gjykatën Kushtetuese për t‘u përballur me ne për shkeljet që kanë bërë në kurrizin tonë. Qeveria po na shikon si shifra, e nuk do t‘ia dijë për ne. Madje, ata do mundohen me çdo kusht që Gjykata Kushtetuese mos ta hedhë poshtë këtë ligj. Nuk kam shumë besim nëse Kushtetuesja do të na japë të drejtë, pavarësisht se të drejtë kemi, por nuk e di se çfarë imazhi do të japë në arenën ndërkombëtare kjo gjendje që ne po përjetojmë. Nuk e kuptoj se si policia do vazhdojë ta luftojë krimin apo të arrijë besimin te publiku, kur nuk ka besim te vetja e saj, pasi mirë që vendin e punës nuk e kanë të sigurt, por nuk e kanë të sigurt edhe jetën. Megjithatë duhet "të shpresojmë" në fjalët e Kryeministrit, që qeveria do e ndihmojë maksimalisht policinë, me qëllim që nesër fëmijët tanë mos të zhgënjehen me profesionin që kemi pasur", shprehet kryeinspektori, që formalisht quhet oficer në dispozicion, por si të gjithë të tjerët nuk ka shpresa se një ditë do thirret të japë kontributin e tij në radhët e policisë me eksperiencën që ka.