Prokuroria nis hetimet për oficerin e policisë
Menjëherë pas denoncimit të dhunës sistematike të ushtruar nga inspektori i SHKB-së në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Beratit, Shaqir Merkaj, ndaj 35-vjeçares Ornela Yzbashi, vjen reagimi nga organi blu dhe ai i akuzës së Beratit. Shefi i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Beratit, Vladimir Rumnici, sqaroi për gazetën "Shqip", se është njohur me denoncimin e 35-vjeçares Yzbashi, për dhunën e ushtruar nga vartësi i tij, Shaqir Merkaj, mesditën e datës 11 tetor 2009 dhe se situatën ua ka bërë prezente edhe eprorëve të tij në Tiranë. Por, sipas tij, nuk mund të marrë masa ligjore ndaj vartësit, për sa kohë nuk janë vërtetuar akuzat ndaj tij. Për këtë gjë, çështja i është dërguar organit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për hetim. Ndërsa kolegë të tij brenda Drejtorisë së Policisë, të cilët nuk kanë pranuar të identifikohen për gazetën, kanë thënë se është e vërtetë që ka pasur tejkalim të kompetencave të forcave të gatshme, ku për ta dhe për urdhëruesit e tyre, duhej të kishte pasur edhe më masa disiplinore. Po këto burime sqaruan se kanë qenë dëshmitarë kur 35-vjeçarja Ornela Yzbashi është sjellë në dhomat e izolimit të policisë, e keqtrajtuar dhe me shenja të dukshme dhune në trup, së cilës pas daljes nga këto dhoma i kanë rekomanduar të shkojë për ekzaminim tek eksperti mjekoligjor dhe më pas të bëjë kallëzim penal në organin e prokurorisë. Ndërkohë, nga organi i akuzës së Beratit pohohet se tashmë kanë nisur hetimet paraprake për oficerin e SHKB-së në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Beratit, Shaqir Merkaj. Oficeri i policisë gjyqësore, që ka depozituar këtë çështje, Bledar Velikaj, ka pohuar për "Shqip" se Ornela Yzbashi, banore e lagjes "30 Vjetori" të qytetit të Beratit, ka denoncuar pranë këtij organi vetëm një herë dhunën e ushtruar nga Shaqir Merkaj, dhe se këtë denoncim ajo e ka depozituar 5 ditë më parë. Velikaj sqaron se tashmë prokuroria ka nisur hetimet paraprake dhe aktualisht është në fazën e grumbullimit të provave të mjaftueshme për të vërtetuar dhunën fizike mbi 35-vjeçaren Yzbashi dhe brenda pak ditësh do të vendoset për marrjen nën hetim të oficerit të policisë.
Ornela Yzbashi, 35 vjeçe, nënë e dy fëmijëve, ka mbi pesë vjet që është divorcuar nga ish-bashkëshorti i saj, i cili është vëllai i oficerit të SHKB-së, Shaqir Merkajt. Bashkë me dy fëmijët e saj, djalin 12 vjeç dhe vajzën 11 vjeçe, vazhdon të banojë në të njëjtën shtëpi që ka jetuar dikur, e cila është kthyer në "mollë sherri" me familjarët e ish-bashkëshortit. Sipas pretendimeve të 35-vjeçares Yzbashi, ish-kunati i saj, Shaqir Merkaj, ka rreth pesë vjet që në mënyrë sistematike ushtron dhunë e terror ndaj saj dhe pa u frikësuar nga askush. Shkak, sipas saj, është banesa ku ajo vazhdon të jetojë, të cilën inspektori i SHKB-së dhe prindërit e tij nuk janë dakord që ajo ta marrë në pronësi. Për këtë arsye, ai kërkon që ajo të largohet sa më parë nga kjo banesë, nëse nuk do të përballojë dhunën dhe kërcënimet e tij, që nuk do të rreshtin asnjëherë.