E Diel, 1 Nëntor 2026

Në katër muajt e fundit u zhdoganuan më tepër karburant se një vit më parë

Ndërsa sasia e karburanteve të zhdoganuara gjatë 4 muajve të parë të këtij viti ka pësuar rritje, e njëjta gjë nuk vërehet edhe në sasinë e të ardhurave prej zhdoganimit të këtij malli, si pasojë e uljes së çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar, krahasuar me 2008. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, gjatë 4-mujorit të parë të këtij viti u zhdoganuan rreth 12.206 ton karburante më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2008. Të ardhurat në buxhetin e shtetit për këtë periudhë nga zhdoganimi i karburanteve llogariten 7,060,279 mijë lekë, kurse gjatë 4-mujorit të parë të vitit 2008 u zhdoganuan 119,587 ton karburante, ndërsa të ardhurat rezultuan 8,038,377 mijë lekë.Sipas ekspertëve të doganave, diferenca në të ardhurat shpjegohet me rënien e çmimeve, kryesisht i naftës në bursat ndërkombëtare. Ministria e Financave prej disa muajsh po zbaton një sistem të ri ligjor për akcizën e karburanteve. Ligji parashikon fiksimin e akcizës në 37 lekë/litër. Ndërkohë që sistemi i mëparshëm parashikonte luhatjen e akcizës në kufijtë 25 deri në 37 lekë/litër. Sipas burimeve nga dikasteri i Financave, nëpërmjet kësaj mase synohet që të vendosen në kushte të barabarta akciza për naftën e importit me atë vendase, pas privatizimit të kompanisë ARMO.
Zhdoganimi i karburanteve në 4 muajt e parë për periudhën 2005-2009:
viti sasia në ton
2005 83,825
2006 101,834
2007 118,131
2008 119,587
2009 131,793....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›