Shënohet rënie e çmimit të produkteve ushqimore

Gjatë këtij viti uljet e çmimeve kanë qënë të vazhdueshme nga njeri muaj në tjetrin Vazhdon rënia e çmimeve të mallrave ushqimore në vend, duke treguar edhe njëherë epërsitë e programit ekonomik të Qeverisë për rritjen e pandërprerë të prodhimit dhe uljen e çmimeve, duke lehtësuar në këtë mënyrë nivelin e jetesës së popullsisë. Drejtoresha e Përgjithshme e Institutit te Statistikave (INSTAT), Ines Nurja, deklaroi sot gjatë një konference për shtyp se "indeksi i çmimeve të konsumit për muajin maj të vitit 2009 arriti në 103,1 për qind kundrejt muajit dhjetor 207 (dhjetor 2007=100), duke shënuar një ulje prej 0,8 për qind në krahasim me një muaj më parë". Sipas INSTAT, ndryshimi vjetor në muajin maj është 2,1 për qind, ndërkohë që një vit më parë ky ndryshim ishte 4,2 për qind. Indeksi i grupit "Ushqime dhe pije joalkoolike" shënoi një ulje prej 1,9 për qind, me një ndikim prej -0,7 për qind në totalin e ndryshimit mujor. Gjatë ketij viti janë ulur çmimet e mallrave të tilla ushqimore si, vajra dhe yndyrna, bukës dhe drithrave, zarzavateve, të frutave, etj. Ndërkohë, ulje të çmimeve janë vërejtur edhe në indeksin "Qera, ujë, lëndë djegëse dhe energji" me 0,2 për qind etj. E njëjta tabllo e uljes së indeksit të çmimeve ishte edhe një muaj më parë, kur ato patën një ulje në krahasim me muajin paraardhës. Edhe një muaj më parë pati ulje të çmimeve të mjaft artikujve ushqimore. Indeksi i çmimit të konsumit arrin në 103.1% Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin maj 2009 arriti në 103,1 për qind kundrejt muajit dhjetor 2007 (Dhjetor 07=100), duke shënuar një ulje prej 0,8 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm. Sipas burimeve nga Instituti i Statistikave (INSTAT), ndryshimi vjetor në muajin maj është 2,1 për qind, ndërkohë që një vit më parë ky ndryshim ishte 4,2 për qind. Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije joalkolike” shënoi një ulje prej 1,9 për qind, me një ndikim prej – 0,7 për qind në totalin e ndryshimit mujor. Brenda këtij grupi, ulja më e madhe prej 11,9 përqind vërehet në nëngrupin “Zarzavate përfshirë patatet”, ku veçohet ulja e çmimit të specave me 34,2 për qind, domateve me 26,6 për qind, patellxhaneve me 22,1 për qind, kastravecave me 12,4 për qind, qepëve të njoma me 7,9 për qind etj. Çmimet e disa frutave shënuan ulje gjatë këtij muaji, ku mund të veçohen uljet e çmimit të portokalleve me 1,6 për qind, kivit me 1,8 për qind, mollëve me 0,8 për qind etj. Gjatë muajit maj çmimet janë ulur edhe në disa nëngrupe te tjera të grupit të ushqimeve, ku veçohen uljet në nëngrupet “Vajra dhe yndyrna” 1,4 per qind, “Peshk” 0,8 për qind, ”Qumësht, djath e vezë” 0,4 per qind, ”Bukë e drithra” 0,3 per qind etj. ...