E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në kërkim të ‘Khodorkovsky’t’

Nga Express më 08 shkurt 2011 në ora 12:45

Policia gjermane është vënën në kërkim të hard-disqeve të vjedhura të versionit përfundimtar të dokumentarit ‘Khodorkovsky’. Supozohet se vjedhja është kryer nga shërbimet fshehta ruse, të cilat me urdhër të Kremlinit synonin të parandalonin shfaqjen e dokumentarit kontrovers në Berlinale.

Pavarësisht rrethanave, premiera e dokumentarit ‘Khodorkovsky’, që flet për gjykimin e ish-pasanikut rus Mikhail Khodorkovsky dhe zbulon prapavijën e arrestimit të tij, do të jepet më 14 shkurt, në Berlin.

Sipas organizatorëve të festivalit, po qe se policia nuk arrin t’i hyjë në gjurmë hard-disqeve të vjedhura nga zyra e regjisorit Kiril Tushi, në Berlin, atëherë do të një version më i vjetër i filmit.

Ndryshe, kjo është vjedhja e dytë e dokumentarit kontrovers. Pak javë më parë, nga dhoma e hotelit në Bali, ku po pushonte, regjisorit i ishte vjedhur laptopi, ku po ruante versionin e vjetër të filmit. Dyshohet se prapa vjedhjeve qëndron qeveria ruse, e cila frikësohet se filmi ndoshta mund të zbulojë detaje për përfshirjen e saj në kriminalitet.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›